E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia shpifen vdekjen

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 12:21

Një lajm kinse “sensacional” i një gazete, ku është shkruar se “Adelina Ismaili ka vdekur”, duket se do t’i kushtoj kësaj gazete shumë.

Sipas zëdhënëses së këngëtares, Ismajli është duke e përgatitur një padi që do të shkoj deri në 500 mijë euro për gazetën .

Shpifja se këngëtarja ka vdekur është një gjë shumë e ulët që kjo gazetë ka bërë, aq më pak kur Adelina është shëndosh e mirë.

Rudina Idrizaj, zëdhënëse e Adelinës ka paralajmëruar se gazeta nuk do të shpëtoj lehtë.

“Çfarë meriton kjo gazetë. Menduam dajakun, por s’kemi kohë. Menduam reagimin, nuk ia vlen. Menduam gjyqin, pasi është mirë të pasurohesh nga gënjeshtarët. Dënimi që i pret është të paktën 500 mijë euro”, ka thënë Idrizaj, sipas së cilës “kjo është gazeta e tretë që do “paguajë” për shpifje ndaj këngëtares, shkruan Zhurnal.

Adelina Ismajli është një artiste që dallon nga pjesa tjetër e këngëtarëve shqiptarë, pasi ajo mbrohet nga ligji i Konfederatës Zvicerane, duke pasur siguri për të drejtën e autorit.

Rudina Idrizaj, ka thënë se Adelina do të ketë një sërë koncertesh edhe në Amerikë.

Përkundër që është acaruar shumë me këtë lajm, fansat, sipas saj, janë trembur pa masë dhe kanë kërkuar me shpejtësi të informohen për shëndetin e këngëtares së tyre të preferuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›