E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ian Milar ne Olimpiaden e dhjete

Ian Milar, që për herë të parë ka qenë pjesëtar i ekipit olimpik kanadez në Mynih 1972, është përfshirë në sërish në skuadrën olimpike të vendit të tij. Kur Lojërat Olimpike “Londër 2012” të nisin më 27 korrik, Milar do të jetë zyrtarisht një sportist që garon në dhjetë Olimpiada.

Kalorësi i njohur ndryshe edhe me epitetin “Captain Canada” do të vendosë një rekord në historinë e Lojërave, si sportisti që ka më shumë prezenca, duke kaluar australianin e velave, Hubert Rudashl dhe të bëhet olimpisti që ka më tepër eksperiencë.

Rekordi i Milar do të ishte edhe më i jashtëzakonshëm, nëse Kanadaja nuk do ti ishte bashkuar bojkotit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në edicionin e vitit 1980 në Moskë, në shenjë proteste për pushtimin e Afganistanit nga Bashkimi Sovietik.

65-vjeçari që konkurron në sportin e hipizmit vazhdon të paraqitet në formë të mirë, ndërsa ecuria e tij e jashtëzakonshme lidhet edhe me dietat, ushtrimet dhe regjimin e përditshëm stërvitor, ku përqendrohet shumë në evitimin e dëmtimeve në pjesën e poshtme të shpinës, që janë të zakonshme për kalorësit.

Në “Londër 2012” Milnar do të konkurrojë me kalin e tij 12-vjeçar, “Forca e yllit”, ndërsa pavarësisht moshës së madhe, ai duket se nuk ka aspak ndërmend që të tërhiqet pas këtij ecidioni të Lojërave, ku synon të fitojë të vetmen medalje që i mungon: arin olimpik.

Në fakt, edhe pse në të kaluarën ka marrë pjesë në nëntë olimpiada, medaljen e parë Ian Milnar e ka fituar në Pekin 2008, argjendi në garën ekipore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›