E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane grumbullohen olimpistet

Është vetëm një ekip ende gjysmak, ndonëse pritet të plotësohet shpejt. Olimpistët shqiptarë kanë nisur grumbullimin në hotel “Rogner”, aty ku do t’u japin dorën e fundit përgatitjeve për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike në Londër 2012. Nga 11 pjesëmarrës, 5 u grumbulluan dhe priten 6 të tjerë, ndërsa ndoshta ai që jepte shpresën më të madhe, Erkand Qerimaj, u skualifikua për shkak dopingu. Zv. presidentja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Ela Tase, uron sukses.

Më pas, shefi i delegacionit olimpik shqiptar, Viron Bezhani i bie këmbanës së startit.

Gjashtë sportistët që priten në “Rogner” janë qitësi Arben Kuçana, xhudistja Majlinda Kelmendi, peshëngritësja Romela Begaj, peshëngritësi Hysen Pulaku dhe notarja Noel Borshi. Kompletimi do të jetë më 11 korrik kur do të mbahet mbrëmja gala. Shpresohet që Shqipëria të marrë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa rezultatin më të mirë deri më sot e ka peshëngritësi Ilir Suli, që doli i pesti në Sidnej 2000.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›