Britania miliarda nga Olimpiada

Kryeministri britanik, Devid Kameron ka bërë të ditur se Lojërat Olimpike dhe Paralimpike do të rrisin ekonominë e vendit me mbi 16.3 milardë euro, ose ndryshe 13 miliardë sterlina. Gjatë një fjalimi në Universitetin Logborou, që shërben edhe si vend-grumbullimi i ekipit olimpik britanik, ai premtoi se do të punojë që ti shndërrojë “Lojërat në ar për Mbretërinë e Bashkuar”.
Kryeministri Kameron ka vlerësuar faktin që Fshati Olimpik është gati dhe duket absolutisht fantastik me skuadrat që kanë nisur të paraqiten, ndërsa një tjetër pikë ky ai është përqendruar gjatë fjalimit ishte fakti që gjithçka për Olimpiadën është gati në kohë, e mbi të gjitha kostot e deritanishme janë nën buxhetin e përcaktuar.
Kreu britanik i shtetit theksoi se prioriteti i tij është që të garantojë se Lojërat Olimpike do të ndihmojnë ekonominë e vendit dhe jo të shihen “si një shpenzim luksoz”.
“Jam i bindur se duke organizuar Lojërat Olimpike ne do të jemi në gjendje të sigurojmë mbi 13 miliardë sterlina përfitime për ekonominë britanike gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm”, tha Kameron, ndërsa vetëm pak ditë më parë, sipas një studimi të “Lloyds Bank”, zhvillimi i “Londër 2012” do të sillte 16.5 miliardë sterlina, rreth 20.8 miliardë euro për Britaninë deri në vitin 2017.
Lojërat Olimpike në Angli po zhvillohen në një periudhë të karakterizuar nga shkurtimet e mëdha të shpenzimeve nga qeveria konservatore. Megjithatë, financimi publik për Lojrat ka kapur shifrën 9.3 miliard sterlina, mbi 11.7 miliardë euro, pra më shumë se dyfishi i shifrës së parashikuar në vitin 2005, kur Londra u zgjodh qyteti organizator i Olimpiadës.