E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: “Besoj te Mourinjo, jo te Reali”



Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, lëshoi sinjale respekti për ish-teknikun e tij te Interi, Jose Mourinho. “Nuk besoj te Real Madrid, por besoj te Mourinho. Është një nga trajnerët më të mirë në botë. Në Spanjë luhet një futboll me ofensiv, por në Itali kam mësuar shumë gjëra”. Asnjë akord deri tani midis Arsenal dhe Barcelonë në lidhje me Sesk Fabregas. Kapiteni i “Gunners” është shndërruar në një telenovelë të aksit Londër-Barcelonë, pasi trajneri francez i skuadrës londineze nuk dëshiron ta lëshojë xhevahirin e tij. Fabregas dhe Aguero bëjnë aktorin. Duke përfituar nga pushimet e tyre verore, Sesk Fabregas (Arsenal) dhe Sergio Aguero (Atletico Madrid) kanë marrë pjesë pjesën e katërt të serialit “Torrente” të regjisorit spanjoll Santiago Seguera.

Maikon, shumë pranë Real Madrid

Çështja “Maicon” është në faqet e para të shtypit spanjoll. Takimi i agjentit Antonio Caliendo me drejtuesit e Real Madrid duket se e ka afruar brazilianin e Interit me të bardhët. Gazeta “As: “Dukej se gjithçka ishte prishur, por Maikon tani duket më pranë se kurrë pranë Real Madrid”

Torres, deklarata dashurie për Liverpulin

Fernando Torres, kampioni i ri i botës me Spanjën, është kthyer pas pushimeve te klubi i tij Liverpuli. Deklarata e “dashurisë”: “Jam me të vërtetë i lumtur të rikthehem këtu, shumë i lumtur të qëndroj me shokët e ekipit. Angazhimi dhe besnikëria drejt klubit dhe tifozët është e njëjta si e ditës së parë që erdha këtu. Qysh nga momenti i ardhjes sime këtu, jam ndjerë si në shtëpinë time”. Një deklaratë dashurie që mesa duket hedh poshtë thashethemet e një transferimi të mundshëm te Mançester Siti apo Çelsi. Sulmuesi spanjoll mezi e pret rinisjen e aventurës në “Anfield Road”. Torres u tregua i kënaqur me mbërritjen në bankinë të Roy Hodgson në vend të patriotit të tij, Rafael Benitez. “E kam vlerësuar faktin se Roy erdhi të më shihte gjatë pushimeve. Ai më shpjegoi planin e tij dhe se çfarë priste nga mua. Shpresoj se ai do të jetë personi i mirë për të plotësuar objektivat e Liverpulit”, - përfundoi sulmuesi Torres.

Manjati kinez, 10 ditë afat Liverpulit
Miliarderi kinez, Kenny Huang, i ka dhënë 10 ditë afat klubit të Liverpulit për të vendosur në lidhje me ofertën e tij për të blerë klubin anglez. “Daily Express” shkruan se 420 milionë euro nuk mjaftojnë për çiftin Hicks-Gillett, të cilët kërkojnë të paktën 600-725 milionë euro.

Kalou nuk beson te Mançester Siti
Sulmuesi i Çelsit, Salomon Kalou, kritikoi politikën e shpenzimeve të ndjekur nga Mançester Siti. Për lojtarin nga Bregu i Fildishtë paraja nuk të bën kurrë të fitosh titullin kampion në Angli. “Siti edhe sezonin e kaluar bleu lojtarë, por përfundoi i pesti dhe unë nuk besoj se do të jenë më të fortë këtë sezon”

Ramires, arrihet akordi Çelsi-Benfika

Çelsi dhe Benfika po u japin detajet e fundit marrëveshjes për mesfushorin brazilian Ramires. Sipas “Mirror Sports”, klubi portugez i ka dhënë rrugë të lirë për shifrën e 22 milionë eurove të vendosura në tavolinë nga blutë. Zyrtarizmi brenda 24 orëve.

4 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›