E Diel, 1 Nëntor 2026

Robinjo arrestohet për agresion seksual

Akuzë për agresion me sfond seksual për Robinjon, i cili ka hedhur poshtë gjithçka. Lojtari i Mançester Sitit dhe i Kombëtares braziliane është arrestuar një mëngjes nga policia në lidhje me agresionin ndaj një vajze 18-vjeçare, ngjarje që ka ndodhur më 14 janar në një diskotekë të Lidsit, në veri të Anglisë, ku mendohet të jetë përfshirë edhe lojtari.

Lojtari është mbrojtur dje edhe me një deklaratë publike, ku ka hedhur poshtë akuzat dhe tregohet i gatshëm për të bashkëpunuar me policinë. Pas pagimit të garancisë pasurore, ai është lënë i lirë me kusht nga policia, e cila po heton rreth ngjarjes së mësipërme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›