E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetë e re pas lëndimit

Christian Chivu ka thënë se është i gatshëm të fillojë një jetë të re në Inter, pas lëndimit që i ka lënë një shenjë të madhe, në pjesën e pasme të kokës. Chivu iu nënshtrua një operacioni në kokë, pas lëndimit në fitoren 1-0 ndaj Chievos, muajin e kaluar.

Por, ai është duke u rikuperuar dhe synon të luajë në vazhdim të sezonit. “Ju prezantoj pjesën e dytë të jetës sime. Mund të them se kam filluar një jetë të re. Shpresoj të kthehem shpejt. Në fund të marsit do të jem në gjendje të luaj përsëri”, deklaroi Chivu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›