Kranjcar, selektor i Malit të Zi

Zlatko Kranjcar është emëruar selektor i Malit të Zi, ka njoftuar Federata malazeze e Futbollit.
Kranjcar 53-vjeç ka zëvendësuar Zoran Filipovicin, i cili dështoi të kualifikojë Malin e Zi për Kampionatin Botëror 2010. Kranjcar, ish-futbollist i Dinamo Zagrebit dhe Rapid Viennas, i cili kishte bërë dy paraqitje për Kroacinë dhe ishte selektor i ekipit nga 2004-2006, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare për të udhëhequr Malin e Zi në kualifikime për Euro 2012.