Tirana e nis me polemika, Rubio përjashton Duron
TIRANE- Tirana do të kërkojë historinë kur të për ballet sot në mbrëmje me norvegjezët e Alesundit, në turin e dytë të Europa League. Por, pragsfida ka nisur me polemika të shumta te bardheblutë, teksa trajneri Hulian Rubio Sançez ka lënë jashtë 18-shes Klodian Duron, ndërsa i ka hequr shiritin e kapitenit Elvis Sinës për t'ia kaluar portierit Iljon Lika. Momente që nuk kanë kaluar pa u vënë re, por që Rubio u mundua t'i driblonte. "Pse është Klodian Duro jashtë? Sepse kështu e kam vendosur. Është patjetër detyrë që duhet të jetë?", u përgjigj ai, i pyetur për mesfushorin. "Nuk di të them nëse lënia jashtë ka lidhje me të ardhmen e tij, unë e dhashë përgjigjen time. Nuk e kuptoj pse nuk më pyesni për Morinën apo për të tjerët", vijoi më tej Rubio për këtë moment. Veç Duros, dy mungesa të rëndësishme të Tiranës do të jenë ato të Bekim Balës e Arjan Pishës.
SHIRITI
Përveç lënies jashtë të Klodian Duros, Hulian Rubio Sançez ka folur edhe për ndryshimin e kapitenit, që nuk do të jetë më mbrojtësi Elvis Sina, portieri Iljon Lika. Gjithsesi, trajneri spanjoll u mundua t'i minimizonte polemikat për këtë rast. "Në asnjë vend tjetër shiriti i kapitenit nuk ka kaq shumë rëndësi, - tha ai. - Në terrenin e lojës, ai që mban shiritin e kapitenit, do transmetojë ndjenjat e klubit dhe mendimet e trajnerit, asgjë më shumë. Asnjë që ka shirit në krah nuk mund të influencojë për mirë apo për keq tek askush, sidomos tek arbitri. Çështja e kapitenit është një vendim ekskluziv i trajnerit. Unë kam qenë kapiten shumë vite dhe ushtar po shumë vite dhe nuk kam ndjerë asnjë ndryshim. Është tjetër gjë të jesh kapiten në dhomat e zhveshjes, përballë trajnerit dhe klubit, sepse atë e zgjedhin vetë lojtarët. Kurse kapitenin e fushës e zgjedh përherë trajneri", shtoi Rubio. "Unë jam profesionist dhe zbatoj urdhrat e stafit drejtues", tha portieri Iljon Lika për këtë.
ALESUNDI
Tirana do të ketë përballë një kundërshtar shumë të vështirë sot në mbrëmje, por trajneri Sançez është më i qetë, pasi sipas tij, skuadra është më e përgatitur. "Jam i kënaqur për shkak se kemi disa javë më shumë përgatitje dhe besoj se ekipi është mirë, - deklaroi ai. - Por, kujdes se nuk po flas për kundërshtarin, që është më i vështirë dhe më i komplikuar, pasi ka të paktën 3 muaj që e ka nisur kampionatin. Mund të them se është një rival më i fortë se Spartak Tërnava sezonin e shkuar. Futbolli norvegjez është i një niveli më të lartë dhe nuk ka pse të na vijë turp për këtë, përkundrazi, duhet të synojmë t'i arrijmë", u shpreh më tej Rubio. "Ju siguroj që do të japim maksimumin për të kaluar në turin e tretë, duke arritur një objektiv që s'është arritur më përpara, - u shpreh portieri Iljon Lika. - Alesundi ka një favor, se është në kulmin e sezonit, janë një ekip modern, pasi kanë një nivel më të lartë se ne, por edhe ne kemi favoret tona. Kemi një klimë që besoj se nuk u përshtatet, kemi çuna që luajnë me zemër dhe një strateg mjaft të mirë", shtoi kapiteni bardheblu.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)