Ibra shitet 50 milionë, synohet Torres për 70
Barcelona
Ibra është në shitje për 50 milionë euro. Lajmin e bën të ditur sportivja “Sport”, që pohon se Barcelona ka vendosur ta nxjerrë në shitje suedezin, i cili kërkohet nga tri skuadra angleze: dy të Mançesterit (Junajtid e Siti) dhe çelsi. Barcelona e bleu vitin e kaluar Ibrën për 46 milionë plus Eto. Ndërsa katalanasit nuk ndalen, dëshirojnë Fernando Torresin. Sulmuesi i rritur te Atletiko e Madridit kërkohet edhe nga Manncester Siti dhe çelsi. Sipas “Daily Mirror” Barça ka ndërmend t’u ofrojë drejtuesve të Liverpulit një shifër te 70 milionë sterlina për Torresin.
#