E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Spanjë: Katër fantastikët për Realin e Zhoze Murinjos

Shtypi

Milito, Maikon, Kolarov e De Rosi. Janë këta “Katër fantastikët”, që do të duhet të ndjekin Zhoze Murinjon te Reali i Madridit, të paktën sikurse bën të ditur e përditshmja spanjolle “As”. Në fakt, në Spanjë janë të sigurt: Murinjo i ka idetë e qarta në lidhje me projektin “Real” për sezonin tjetër dhe i ka individualizuar objektivat e tij principalë të merkatos në çdo repart. Për sulmin “Special One” dëshiron Militon, njeriun, i cili falë golave të tij ka qenë vendimtar për sezonin e mrekullueshëm të Interit. Argjentinasi, i cili ka ende edhe tre vite kontratë me klubin zikaltër, do të ishte i gatshëm që të ndiqte portugezin në Madrid. Po ashtu i gatshëm është edhe Maikon, i cili do të merrte rolin e Serxhio Ramosit, pasi vetë spanjolli është i gatshëm që të spostohet në qendër të mbrojtjes madrilene. Në të majtë, ka hapësirë për mbrojtësin lacial Aleksandër Kolarov. Por fishekzjarrët, sipas të përditshmes së njohur sportive spanjolle “As”, janë për mesfushën, ku objektivat e Murinjos janë Daniele De Rosi i Romës ose Stiven Xherrard. Në shënjestrën e Realit të Madridit janë edhe argjentinasi Di Maria dhe Koentrao të Benfikës, po ashtu edhe David Silva i Valencias, të cilin e ka kërkuar ta ketë në dispozicion që në edicionin e kaluar. Sipas gazetës në fjalë, tekniku aktual i zikaltërve ia ka propozuar këta objektiva drejtuesve të Realit të Madridit. Emrat e sipërpërmendur do të shërbejnë si përforcimet, mbi të cilat do të duhet të punohet gjatë merkatos së kësaj vere.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›