Vidal dhe Marchisio vazhdojnë në Juventus

Kampioni i Italisë, Juventus është i gatshëm të ofrojë kontrata të reja për dy prej mesfushorëve kryesorë, Arturo Vidal dhe Claudio Marchisio, ka njoftuar Tuttosport.
Ylli kilian dhe ai italian së fundmi kanë zgjuar interesim nga Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe dy klubet e Manchesterit. Por, drejtuesit e Juventusit nuk vejnë në shprehje shitjen e cilitdo prej tyre dhe u kanë bërë gati kontratat e reja me kushte të përmirësuara financiare, të vlefshme deri në qershor 2018.
Marchisio aktualisht përfiton 3 milionë euro në stinor kurse Vidal ka pagë prej 2.7 milionë euro.