E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç nuk do të jetë kundër Interit!

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, do të mungojë në derbin kundër Interit, pasi është dënuar me tri ndeshje pezullim për goditjen ndaj lojtarit të Barit, Marko Rosi. Ibra e goditi Rosin në pjesën e dytë të ndeshjes së të dielës dhe u përjashtua me karton të kuq. Ndërsa tani do të mungojë edhe në përballjet mjaft të rëndësishme të kuqezinjve kundër Palermos, Interit dhe Fiorentinas. “Tri ndeshje pezullim për Zlatan Ibrahimoviçin e Milanit për sjellje jo të rregullt pasi e ka goditur lojtarin kundërshtar në bark, duke e bërë të rrëzohet në tokë pa pasoja dëmtimi”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Lega Serie A. Mirëpo, pritet që kuqezinjtë të bëjnë apel për këtë vendim dhe shpresojnë që ta kenë në derbin kundër rivalit për titull, Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›