E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat austriake: Salihi i shpëtoi stolin Pakultit

SHKRUAN: Jeton Selimi 15-03-2011 12:26

Ka shënuar në minutën e 70-të dhe i ka dhuruar skuadrës së tij fitoren minimale 1-0. Por mbi të gjitha i ka bërë tifozët e Rapidit të ndjehen krenarë për fitoren kundër Austrias së urryer. Megjithatë, mediat austriake nuk ndalen me këto komente. Ato analizojë me kujdes situatën e sulmuesit të kombëtares kuqezi dhe shprehen të sigurt se goli i shkodranit i ka shpëtuar stolin Peter Pakultit, njeriut që nuk ka besuar aq sa duhet te golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesligës austriake. Salihi ka 13 gola, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë në Austri. “Pakult shpëtoi stolin e tij dhe është afër objektivit të vetëm të mbetur, Kupave të Europës”, shkruajnë mediat austriake. Ndërsa Hamdi Salihi, tejet i lumtur pas golit vendimtar, nuk e ka zgjatur komentin e tij më shumë se një fjali. “Një sulmues duhet të qëndrojë gjakftohtë dhe të presë momentin e tij”, është shprehur sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, që edhe një fazë më parë vulosi fitoren e Rapidit ndaj Austrias, po me shifrat 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›