Qeveria greke, dhuruese e organeve
Mbledhja e fundit e ministrave të kabinetit të kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, është karakterizuar nga diçka e veçantë.
Tetë ministra dhe zëvendësministra kanë firmosur kërkesën e anëtarësimit në Listën Kombëtare të Dhuruesve të Organeve dhe prej sot e gjithë qeveria greke ndodhet në atë listë.
Ky akt ka ardhur pas një iniciative të ministrit të Shëndetësisë, Andreas Loverdos, i cili ka kohe që ndodhet ne krye të një fushate sensibilizuese në vend, për rritjen e numrit te dhuruesve të organeve.
Madje, përveç kabinetit qeveritar kanë nënshkruar kërkesën e anëtarësimit edhe vete gazetarët e të gjitha medieve, që mbulojnë sektorin politik.
Sipas deklaratës për shtyp që ka publikuar Ministria e Shëndetësisë, përpjekja për sensibilizimin e gjithë qytetarëve për ketë vepër humane do të jetë gjithnjë në rritje.