Apple akuzohet për “prodhime të rrezikshme”
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 16:30
Ambientalistët kinezë kanë kritikuar kompaninë amerikane, Apple, për prodhime të rrezikshme.
Grupi i organizatave joqeveritare ka akuzuar gjigantin teknologjik për “shkelje të standardeve të përgjegjësisë, duke përdorur furnizues që shkelin ligjin dhe rrezikojnë shëndetin publik me shkarkimin e metaleve të rënda dhe helmeve të tjera”.
Kompania Apple ka konfirmuar se po heton nga afër akuzat, ndërsa ka kujtuar se vitin e kaluar, ka kryer auditime të praktikave në 97 fabrika në mbarë botën.