E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vishet si ushtarak për të spiunuar rivalët e qytetit

Një histori e rrallë vjen nga futbolli italian. Trajneri i portierëve të Xhenoas është maskuar me uniformë ushtarake dhe është munduar të spiunojë punën e ekipit rival të qytetit, Sampdoria. Ai ishte fshehur në malin afër kampit të Sampdorias. Një koment sarkastik ka ardhur nga radhët e Sampdorias: "E kemi ditur se derbi është çështje e nervave, taktikës dhe strategjisë, por nuk e kem pritur se ajo do të jetë çështje e këtij lloj spiunazhi". Trajneri i Sampdorias ka mbyllur dyert e kampingut.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›