E Diel, 1 Nëntor 2026

PSD kërkon votën e vlonjatëve

13/06/2005  Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi i ka kërkuar banorëve të Vlorës që në zgjedhjet e 3 korrikut, të jenë të vemendshëm kur të votojnë pasi çdo shërbim për të djathtën, do të ketë pasoja fatale për vendin. “Vetëm një qeverisje e majtë mund të garantojë zhvillimin e mëtejshëm të integruar të vendit, uljen e të gjitha tarifave në mënyrë që të mos jenë më të lartat në Evropë. Nuk mund të premtoj gjithashtu realizimin e politikave evropiane dhe një mirëqeverisje me Berishën kryeministër” tha Gjinushi. Ndërkohë që kreu i PSD-së, i ka kërkuar elektoratit të kësaj partie që në 3 korrik, të votojnë për kandidatët e Partisë Socialiste në mënyrë që forcat e majta ti përgjigjen në këtë mënyrë “Dushkut” të partive demokratike dhe aleatët e saj kanë bërë në të gjithë vendin. Ne takimin zgjedhor, Gjinushi tha se PSD-ja si pjesë e koalicionit të majtë, meriton të votohet më 3 korrik. Ai premtoi që me fitimin e një mandati të tretë të së majtës, progresi në vend është i sigurtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›