Idajet Beqiri fiton pafajësinë në Gjykatën e Apelit
22/12/2004
TIRANË – "Shumë shpejt do të vendos nderin tim në vend. Do t'i kërkoj gjykatës të më dëmshpërblejë për ditët e burgut që kam kryer padrejtësisht. Nuk janë pak, por 12 muaj burg, dhënë me pa të drejtë nga gjyqtari Fehmi Petku". Idajet Beqiri, një nga krerët e Armatës Kombëtare Shqiptare, dënuar më 14 korrik të këtij viti me 18 muaj heqje lirie, ka fituar dje pafajësinë në Shkallën e Dytë të gjykimit. Akuza e nxitjes së urrejtjes ndëretnike ka rënë për Beqirin, i cili tani do të drejtohet në gjykatë për të marrë dëmshpërblimin. Nga marrja e pafajësisë, Beqiri do të kërkojë dëmin që llogaritet në 20 milionë lekë. Vendimi i dhënë nga gjyqtari Fehmi Petku, e detyroi sekretarin organizativ të AKSH-it, të qëndrojë në burg deri në fillim të shtatorit. Për Beqirin u aplikua gjykimi i shkurtuar. Në fillim të shqyrtimit gjyqësor, Beqiri pranoi të gjykohej në gjendjen që janë aktet. Në vendim u përmend edhe fakti se të pandehurit do t'i njihet si vuajtje e dënimit edhe koha që ka qëndruar në burg në Gjermani. Që nga arrestimi i tij në Gjermani, më datë 15 qershor 2004 deri në dhënien e vendimit, Beqiri kishte vuajtur 7 muaj burg. Pas dhënies së vendimit në sallë pati reagime nga përkrahësit e Beqirit. Ata janë shprehur se me të pandehurin do të jenë gjithmonë dhe shumë shpejt do ta kenë pranë. Idjet Beqiri, ish-kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar dhe një nga krerët e Armatës Kombëtare Shqiptare, është arrestuar në Gjermani në dhjetë janar të këtij viti. Ai u vu në kërkim menjëherë pas arrestimit të dy të pandehurve, Taip Mustafa dhe Gafurr Adili, edhe këta persona të cilësuar si përhapës të urrejtjes ndëretnike në rajon. Prokurori kërkoi dënimin e të pandehurit me 2 vjet heqje lirie. Një nga rrethanat rënduese që paraqiti organi i Prokurorisë është largimi i Beqirit. Akuza dje, në Apel, nuk ishte dakord me pafajësinë e dhënë për Beqirin. Përfaqësuesi i saj, tha se do të dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Idajet Beqiri kërkon nga gjykata edhe një tjetër dëmshpërblim. Në një kërkesë të shkruar më datë 14 shtator 2004 dhe depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, Beqiri kërkon t'i vihet në vend nderi dhe dinjiteti i nëpërkëmbur. Ka bërë një padi Ministrisë së Financave, nëpërmjet së cilës kërkon kompensim për tre vite të shkuara dëm. Nuk kërkon pak, por dëmshpërblim për periudhën 27 mars 2000 deri më 12 mars 2003. Pra, i bie plot tre vite e 15 ditë. Të grumbulluara së bashku 1110 ditë kalendarike. Beqiri për të gjitha këto ditë kërkon shpërblimin me 55 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.