Nju York, shqiptari var veten pas divorcoit me gruan
22/12/2004 Policia njujorkeze thotë se një shqiptar 42-vjeçar, ish-dertarë (doorman), në gjendje të thellë dëshpërimi pas ndarjes me gruan para dy vjetëve, i dha dhe fund jetës dje, kur, sipas policisë dhe dëshmitarëve okularë, pas një thirrje telefonike prej një kalimtari është gjendur i vetëvrarë. Policia me këtë rast saktësoi si personi i varur u gjend, pasi kalimtari telefonoi policinë se kishte parë një njeri të varur në një pemë, përkatësisht brenda te kompleksi i memorialit të varrezave publike, të quajtura "Maple Grove Cemetery", në bllokun e banesave Keë Gardens, në lagjen njujorkeze "Queens".
Policia
Policia thotë se shkoi menjëherë në vendngjarje në "Maple Grove Cemetery" në Keë Gardens dhe, pasi rrethoi vendin, filloi edhe hetimet rutinë që kryhen në raste të tilla. Policia dhe hetuesit, thanë më pas se personi i gjetur i vetëvarur është identifikuar. Ai, sipas tyre, rezulton të jetë qytetari njujorkez, Gjovan Hoti. Dorazi me një litar të verdhë, të përgatitur në formën e një laku, duket se e ka vendosur në qafë atë, lidhur pas degëve të pemës, ku edhe ka kryer vetëvarjen, thotë policia.
Motra
Motra e viktimës: "Ai është vetëvarur...!?!". Nërkaq, e motra e tij, Marija Ljucaj, ardhur në vendngjarje të "tërheqë" kufomën e vëllait, i tha policisë se, vëllai i saj ka punuar për 14 vjet në 240 Central Park South - Manhattan, por ishte larguar nga puna dy vjet të shkuara, pasi kishte pësuar dëmtime në shpinë. "Ai jetonte i vetmuar dhe i dëshpëruar, prej ku dhe u nda nga gruaja dhe fëmijët", thekson e motra. Gjithashtu, tha ajo, mendoj se ai kishte një të keqe të madhe që e "mbante në zemër", ka thënë kështu motra e viktimës, Marija Ljucaj. "Më tej, e motra e Gjovan Hotit, Marija, u ka thënë gazetarëve njujorkezë, se vëllai i saj që ka 13 vjet i divorcuar me gruan, që para 10 vjetëve, mbasi zhvilloi gjyqin e ndarjes, u dënua sipas ligjeve të drejtësis amerikane që të mbulojë shpenzimet e djalit 13-vjeçar. Ajo foli para gazetarëve në gjendje shoku, duke u drithëruar tha: "Jam thellësisht e trazuar shpirtërisht, kurrë nuk mund ta besoj se çfarë na ka ndodhur", tha Marija, duke vijuar se "vëllai im ishte jo vetëm një vëlla, por edhe një shok i mirë, një dajë i mirë i djalit tim pesë vjeçar, një njeri që donte vetëm t'u bënte mirë të gjithëve", ka përfundur ajo, duke qarë këtë humbje të tmerrshme, për të dhe familjen e saj.