E Diel, 1 Nëntor 2026

Rraketat, dy hetuesit në Mal të Zi, gati arrestimet

22/12/2004  TIRANË -Hetimet e Prokurorisë shqiptare për trafikun e armëve dhe rraketave, shtrihen në Mal të Zi. Një grup hetuesish u nisën dje rreth mesditës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, drejt Malit të Zi. Ata do të zhvillojnë hetime për gjashtë raketat e kapura javën e shkuar në afërsi të Tiranës. Objekti i punës së hetuesve që u nisën drejt Malit të Zi, do të jenë hetimet lidhur me rrugën që ka ndjekur ngarkesa luftarake si dhe bashkëpunëtorët malazezë që kanë ndihmuar të arrestuarit shqiptarë në blerjen dhe trafikimin e saj. Sipas Prokurorisw, vendi nga i cili raketat kanë hyrë në Shqipëri javën e shkuar, është Mali i Zi. Por vendi nga i cili janë nisur 6 predhat tokë-ajër “STRELA 2M”, sipas hetimit është një magazinë ushtarake e grabitur në janar të këtij viti në qytetin Banja Luka të Bosnjës. Armët janë transportuar më pas nga Mali i Zi drejt vendit tonë, duke kaluar në një pikë kufitare mes Shkodrës dhe Malit të Zi, e cila besohet se është një zonë liqenore. Ky kalim është zgjedhur nga vetë trafikantët, për shkak të mungesës së kontrolleve policore.

Hetimi

Sipas Prokurorisë, aksioni i përgatitur për kapjen e mallit tw paligjshwm në Fushë-Prezë pranë Tiranës, nuk ka mundur ti çojë në qeli, të gjithë personat e implikuar në trafikun e armëve. Fillimisht Prokuroria ka konfirmuar se dy persona, kanë arritur ti shpëtojnë policisë, por më pas gjatë hetimit, janë zbuluar emra të tjerë të implikuarish, të cilët ende janë të lirë. Informacionet operative të hetimit, tregojnë se trafikantët që shpëtuan nga arrestimi, ishin rikthyer në Mal të Zi. Hetuesit dyshuan se atje shqiptarët që kryejnë trafik, kanë bashkëpunëtorë të fortë, dhe Prokuroria vendosi të dërgojë dy hetues në fqinjin verior. Ata do të punojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në trafikimin e raketave, mbledhjen e provave në bashkëpunim me policinë dhe Prokurorinë malazeze dhe identifikimin e anëtarëve të rrjetit që trafikonte armë.

Arrestimet

Katër persona, janë identifikuar si bashkëpunëtorë dhe ndihmës, në trafikimin me qëllime shitje, të porosisw qw vinte nga Mali i Zi. Nisur nga ky fakt, në varësi të hetimeve që do të zhvillohen në vendin fqinj, burimet e Prokurorisë nuk përjashtojnë mundësinë e disa arrestimeve në Shkodër, apo në Mal të Zi. Sipas Prokurorisë, bashkëpunëtorët e trafikantëve, kanë komunikuar me njëri-tjetrin me anë ta radiove që gjenden në tregun e zi. Javën e shkuar, katër persona u arrestuan nga reparti i forcave speciale RENEA, nën akuzën e trafikut të armëve me qëllime përfitimi. Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Amir Troshani e Mentor Cani të gjithë nga qyteti i Shkodrës, janë arrestuar në flagrancë, në përpjekje për të trafikuar raketat. Aksioni i policisë u organizua në Fushë-Prezë, pasi nga përgjimet telefonike, ishte kuptuar se andej do të kalonin rraketat.

Udhëtimi i ngarkesws Shkodër-Tiranë

Ilmi Isufaj dhe Sokol Mujaj, dy nga të arestuarit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë futur në Shqipëri 6 raketa tokë ajër në datën 8 dhjetor të këtij viti. Trafikantët kishin planifikuar që mallin ta dorëzonte te një person, i cili është i njohur për Prokurorinë. Ky pjeswtar i rrjetit, ka bërë negociata me të arrestuarit, gjatë datave 9 dhjetor deri në 13 dhjetor, kur është rënë dakort, që vendi i dorëzimit të predhave “STRELA 2M” të ishte Fushë-Preza. Policia ka hedhur në shtyp versione të ndryshme mbi vendin ku do të shkonin rraketat, por e vërteta sipas dosjes penale, është se armët që po trafikoheshin ishin nisur për të mbetur brenda Shqipërisë. Ilmi Isufi ka marrë në telefon Armir Troshanin mbrëmjen e datës 13 dhjetor dhe e ka ftuar në shtëpinë e tij në Dobrac. Troshani, shofer i një kompanie sallamim, ka telefonuar po në datë 12 dhjetor Mentor Canin dhe i ka kërkuar të niseshin për në Tiranë me shkaqe pune. Benzi me targa TR 9789 J, është nisur në datë 13 dhjetor nga Shkodra dhe ka ndjekur rrugën e zakonshme drejt Tiranës. Atë mëngjes, në ora 06.30 Ilmi Isufi ka komunikuar disa herë në telefon me të arrestuarit Sokol Mujaj dhe Armir Troshani. Malli është ngarkuar në makinën e mbushur sallam ndërsa sipas marrëveshjes, Troshani do të poaguhej 300 mijë lekë të vjetra për rrugën deri në Tiranë. Rraketat janë ngarkuar nga Ilmi Isufi dhe Armir Troshani. Mentor Cani dhe Armit troshani janë nisur drejt Tiranës në një makinë ndërsa Ilmi Isufi është nisr me një makinë tjetër dhe është lënë të flasin në telefon kur të mbërrijnë në Tiranë. Ai shoqërohej nga Sokol Mujaj në makinën e tij me targa SH 5945 D. Armir Troshani sapo ka hyrë në Fushë-Krujë, ka folur në telefon me Ilmi Isufin, kur ai bashkë me sokol Mujajn kanë qenë në Laç. Takimi është lënë tek Kryqëzimi i Rinasit. (materiali i zbarhdur i përgjimit telefonik)

KRONOLOGJIA

8 dhjetor 2004

Nëpërmjet një kalimi kufitar liqenor Ilmi Isufi dhe Sokol Mujaj transportojnë bredna territorit shqiptar nga Mali i Zi, gjashtë rraketa tokë ajër, “STRELA 2M” me të gjitha pajisjet e tyre përkatëse

9 dhjetor 2004

Blerësi i rraketave fillon negociatat me të arestuarit dhe vendoset që dorëzimi të bëhet në afërsi të Tiranës. Blerësi komunikon me tre nga të arrestuarit

13 dhjetor 2004 (ora 06:30)

Përfundojnë negociatat. Vendoset që Fushë-Preza të ishte “tregu” i shitjes së rraketave. Në orët e mëngjesit katër të arrestuarit komunikojnë ne telefon dhe nisën për në Tiranë

13 dhjetor 2204 (ora 14:30)

Forcat e RENEA-s lajmërohen për zhvillimine një aksioni në Fushë-Prezë. Policia përforcon postblloqet dhe qëndron në pritje të dy makinave me armë

13 dhjetor 2004 (ora 15:20)

Rrengu përfundon me sukses. Rraketat përfundojnë në vendin ku priste policia. RENEA sekuestron gjashtë rraketat dhe dy makinat e të akuzuarve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›