Ledina Celo, do le Parisin per Eurovizionin
22/12/2004 Ledina Çelo
Do lë Parisin për Eurovizionin
Çmimi i festivalit të RTSH-së me këngën “Dasmë, nesër shkoj”, e ka bërë pak konfuze këngëtaren Ledina Çelo. Midis Parisit dhe Tiranës i duhet të zgjedhë shansin e fundit. Duket sikur karriera e saj tani është ngulur te Festivali Evropian, sepse kënga e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Duke bashkëpunuar me kompozitorin Adrian Hila dhe autorin e vargjeve, Pandi Laçon, Ledina tregohet e hapur se kënga ishte nisur qysh në krye me ambicjen për të marrë stafetën e Anjeza Shahinit për në Evropian. Ajo që e ka entuziasmuar më shumë këngëtaren që ka provuar mjaft çmime të para, është se për herë të parë po prek muzikën origjinale shqiptare, e mbështetur në ritmet e folkut. Shumë gjëra do të ndryshojnë nga kënga, por struktura do të mbetet po ajo, ndërsa Ledina thotë se do të shikohet mundësia e të kënduarit në gjuhën shqipe.
Ishte një fundjavë e këndshme për ju, morët trofenë e Festivalit të 43-të në RTSH, me të cilën do të përfaqësoni Shqipërinë në Eurovizion. Si kanë qenë këto ditë?
Sigurisht, që në këto raste flitet vetëm për emocionet. Janë përjetime shpirtërore të rralla. Por në këto tri ditë pas çmimit, ende ndjehem nën trysninë e çmimit.
Telefonatat në këto ditë nuk kanë pushuar, kjo ka qenë gjëja më e veçantë. Në çdo moment kam marrë urime. Fluksi i tyre i vërtetë, që më ka krijuar një emocion që të ndodh rrallë, kjo për arsye të vlerësimit që m’u bë në Festivalin e Këngës në RTVSH. Njerëz nga Londra, Franca, më tregonin se po festonin, kishin organizuar mbrëmje, duke më thënë se kishin siglën: “Ledina për ty”. Por vinin dhe telefonata që nuk i njihja, si nga Shqipëria dhe diaspora. Këto kanë qenë gjërat që këto dy ditë kanë ndryshuar nga jeta normale, e përgjithshme.
E çuditshme, që kur u prezantua kënga, në natën e dytë të Festivalit, gati u vendos se mund të fitoje. Po tek ju ndodhi ky çast i paramenduar se do të merrje çmimin e parë?
Në festival, sigurisht, që hyra me pretendimin për vendin e parë, por çasti i vetëm për fitore ka qenë vetëm kur u tha emri. Kënga për mua si këngëtare, ka shkaktuar mjaft emocion. Ky është rasti të them se në festival kishte këngë të bukura me rrymën “Shqipëri”. Këtë ndjeva, u gjet ai element i munguar në muzikën tonë. Por kishte dhe këngë të tjera shumë të bukura, që më bënin të mos e mbaja shumë mendjen, me sigurinë se do të isha kanditatura e vetme për të fituar. Mund të përmend këtu këngën e kompozuar nga Shpëtim Saraçi, apo interpretimin e vajzave nga Kosova, po ashtu dhe kënga e Flamur Shehut... etj., por në fund, sigurisht që trofeja do të merrej nga një këngëtar.
Festivali Evropian sikur iu drithëroi ca. Ndërsa në festivalet e dimrit ke marrë dhe herë të tjera çmim të parë... çfarë përjetove me këtë vlerësim?
Çmimet kanë shumë emocion. Nuk është hera e parë që zë vendin e parë, realisht kam përjetuar se çfarë do të thotë një çmim. Por ky ishte një eveniment tjetër. Qysh me ideimin e këngës, në zanafillë, e dinimin se po konkurronim për në Festivlain Evropian. Ky ishte një motiv që na shtoi ambicjen. Nuk mund të them tani që nuk hyra në festival me këtë mendim, do të ishte hipokrizi.
Ndaj gjithë forcat tona krijuese e interpretuese ishin fiksuar vetëm për këngën shqiptare. Menduam se nuk duhet të paraqitemi me një natyrë kënge tjetër angleze a franceze. Këmbëngulëm në këngën, motivin, ritmet shqiptare. Pandi Laço me teksitn e tij, “Dasmë, nesër shkoj” ka goditur, sepse realisht, dasma, sidomos për shqiptarët, shënon kulmin e jetës për çdo femër. Ëndrra e saj është nusërimi. Nga ana tjetër, dasma në Shqipëri është shumë e veçantë, për mënyrën se si e përjetojnë shqiptarët.
Pse e keni kaq të vendosur bindjen se kjo lloj muzike do të pëlqehet sërish, ashtu sikurse Ruslana në festivalin e vjetshëm?
Kritika e vjetshme, pikërisht për ritmet e folkut, vlerësoi në Festivalin e vjetshëm evropian. Madje, ky eveniment u dallua së tepërmi nga kjo anë, ku këngëtarët, pothuaj të të gjithë Ballkanit, kishin shfrytëzuar në muzikë ritmet e folkut, sipas vendeve nga vinin. Në këtë arsye, mendoj se Shqipëria me këtë këngë do të përcjellë diçka të veçantë dhe të rëndësishme në mënyrën e jetesës, sikurse është dasma. Kësaj i shtohet dhe koreografia mjaft domethënëse që ka përgatitur Arjan Sukniqi, ku çdo gjë ishte në funksion.
Si do të përkthehet kënga, mendoni se do ta ruaj tingullin e veçantë, origjinal të shqipes?
Kënga doemos se do të përkthehet nga një profesionist dhe e ndiej që do të tingëllojë mjaft mirë. Por mendoj se mund të mos jetë e gjitha anglisht, ndoshta do të këndohet në shqip.
Mesa mund të keni biseduar me kompozitorin, keni hedhur piketa se çfarë do të ndryshoni te kënga apo mënyra e interpretimit për në skenën e Eurovizionit?
Ka tri ditë që morëm çmimin dhe nuk kemi pasur kohë të qëndronim bashkë për të biseduar, qoftë me Adin apo Pandin. Por, kjo do të jetë shumë e shpejtë, pa dyshim, sepse nisin qysh tani formalitetet për në Evropian. Mendoj se kënga do të ndryshojë mjaft, por struktura kjo do të jetë. Mbase orkestralja do të ketë ndryshim. Po ashtu dhe pjekuria e këngës nga ana ime, sepse shkoj me një ambicje më të madhe. Një komponent stimulues për këngën do jetë dhe veshja që do të jetë krejt ndryshe nga e Festivalit në RTSH. Tentova që veshja të ishte e përshtatshme, për të mos dalë me një fustan të gjatë gati nusërie, sepse ai ishte një festival. Unë isha nuse dhe nuk mund të shkosh te vjehrra... megjithatë prap nuse ekstravagante isha.
Për t’u kapur nga publiku i Festivalit Evropian, veshja do të jetë më e stilizuar në versionin shqiptar. Në këtë festival u mundova të sjell një veshje spektakolare, që nuk u bazua shumë në një veshje tradicionale, të ruajtur me fanatizëm.
I kujton hapat e lindjes së këngës, bashkëpunimit me kompozitorin dhe autorin e tekstit?
Kënga lindi në studion e Adit, ishim duke shkruar, kur ai hodhi notat e para. Më pas erdhi Pandi Laço. Menduam shumë se çfarë duhej të bënim, e kishim të fiksuar qysh në fillim se duhej të sillej një muzikë shqip, të bënim një këngë shqip.
Kjo jo se ka munguar, sepse unë kam kënduar për dashurinë e humbur, e munguar, trishtimin etj., etj., por problemi ishte se ne duhet të çonim në Festivalin Evropian një fabul nga Shqipëria dhe aty u hodh këngë. Në çdo moment ndërtohej e ndërtohej, derisa mbaroi. Kishim shumë mendime, derisa të tre realizuam trekëndëshin që kishte një pikë kulminante, ku u vendos që të vinim dhe katër vajza, të cilat nesër do të martoheshin dhe luanin me instrumenta. Po ashtu ishte dhe ideja e djalit me daulle, që ai të tërhiqte vajzat. Çfarë bëhej në dasëm? Mendimet rrodhën mjaft natyrshëm... derisa dasma u këndua dhe fitoi çmimin.
Qysh në fillim thua se e nisët këtë këngë që të ishte tamam shqip, që duket sikur e patët vendosur më parë piketën për në Evropian...
Fillesa e mendimit ishte kërkimi për të hyrë në gjak të këngës shqiptare. Ka vite që kompozitorët po e kërkojnë vërtetë muzikën shqip, sepse u lodhëm nga huazimet e rrymave. Kjo na erdhi si obligim, duke menduar për Festivalin Evropian.
A mund ta pohosh faktin që Festivali Evropian i shkundi ca kompozitorët tanë në këtë drejtim për të gërrmuar në ritmet e folkut?
Është e vërtetë, kjo u duk pothuaj nga të gjithë kompozitorët, sepse na vuri në punë. Të jemi realist, dikur Festivalet Evropiane nuk janë ndjekur me këtë fluks kaq të madh sa ç’është ndjekur tani, kur ishte Anjeza, e cila hapi portën. Mendoj që të gjithë e ndoqën me mjaft kuriozitet, duke iu ardhur mendimi për të bërë diçka për muzikën tënde. Gjithë kompozitorët u nisën nga ky fakt në këtë festival, duke menduar Evropianin i lëvizi imagjinata, idetë. Ardhja e kompozitorëve në Festivalin e RTSH-së, me ritme të folkut, shprehnin hapur ambicjen për në Eurovizion. Dhe unë, nuk mund ta fsheh, se hyra në festival me këtë ambicje.
Keni bashkëpunuar dhe me kompozitorë të tjerë, por bashkëpunimi i fundit me Hilën sikur iu ka mbushur më shumë. Ku e shikoni ndryshimin?
Nuk mund të them se kjo këngë më pëlqen më shumë, sepse kam bashkëpunuar më parë me kompozitorë të mrekullueshëm, siç ishte Luan Zhegu, Edmond Zhulali, Osman Mula, ku dhe kam fituar çmime me to. Në këtë moment, mendoj që elementi i ndryshëm ishte se duhej të prekej muzika shqip, ai elementi popullor i pashfrytëzuar. Produktori im në Francë më ka kërkuar shpesh, nëse do bënim një album, se do të kishte shumë dëshirë të dëgjonte dhe të ndërhynte në këngë me një instrument nga Shqipëria. Unë i tregoja se kemi gajde, daulle, çifteli etj., dhe këto ishin të mrekullueshme për të, duke m’i kërkuar me ngulm. Për t’u kthyer te ndryshimi, nuk mund të them se kjo ishte kënga më e mirë nga ato që kam kënduar.
Është këngë e bukur për mua, por është një mendim, që më në fund preket diçka realisht, origjinale.
Po punon për albumin?
Kjo i përket të kaluarës, kam një kontratë pune në Francë, por që mbetet akoma në fuqi. Por gjërat më kanë ndryshuar me këtë çmim, duke më ndalur paksa vajtjen time të shpeshtë në Francë. Me albumin e ri po punoj me Adin. Ka qenë një punë e madhe, ku mjaft këngë janë hedhur poshtë dhe bërë prej fillimi. Të bësh një album, realisht nuk është e lehtë. Ky album do të jetë shumë shpejt në treg. Aty nuk kemi elementë popullorë, janë vetëm dy balada mjaft të bukura, ku njërën do ta hedh në video. Kompozimet dominojnë nga krijimtaria e Adi Hilës dhe tekstet janë shkruar nga Pandi Laço dhe doktor Flori. Kam dhe një këngë me grupin “Ritmi i rrugëve”, e kompozuar në Suedi, inçizuar në Kosovë etj., do të ketë miks këngësh.
Prej kohësh ke aktivitet muzikor në Francë, si shkon atje?
Atje nuk këndoj gjuhën time, këndoj këngë në versionin anglisht dhe frëngjisht. Ishte pak i vështirë fillimi, derisa arrita të kem një kontratë në dorë, që më erdhi nga një konkurs. Në Francë është tjetër gjë, sepse nuk njihem si Ledina në Shqipëri.
Por pa dyshim jam e lumtur kur bëhet prezantimi, se po këndon një shqiptare, ka momente që tingëllon mjaft bukur.
Aty e kuptova që nuk ishte vetëm vokali dhe talenti që të hapnin rrugën, por gjërat shkonin më komplekse. Kërkohej përgatitje e gjithanshme. Në këtë momente jam shkëputur pak, por kontaktet janë të vazhdueshme për shkak të kontratës për një komedi muzikale. Në janar më pret një kontratë e dytë, e cila është për një album me këngë të njohura, por me versione nga orienti, që prek dhe vendin tonë.
Por tani jam pak konfuze për shkak të çmimit që më erdhi. Nuk e di se si do të më shkojë rrjedha. Sigurisht që do t’i jap rëndësi këngës, sepse karriera ime është në Tiranë.
Çfarë pret nga Festivali Evropian?
Sigurisht, pretendojmë për vlerësim maksimal. (Duke qeshur) Por ishalla martohem bashkë me këngën.
Intervistoi: Violeta Murati