Kapelo “joshet” nga Çivu
22/12/2004 Fabio Kapelo mbas Emersonit dhe Zebinas, dëshiron përsëri nga Roma, edhe Kristian Çivun, mbrojtësin 24 vjeçar, të cilin Roma mund ta nxjerrë në shitje, për shkak të bilancit. Lojtari është duke u kthyer në fushat e lojës, mbas dëmtimit që ka patur në këmbën e djathtë dhe duke u transferuar te Juventusi, mund të formojë një repart të jashtëzakonshëm, në krah të Turamit dhe Kanavaros. Por verdhekuqtë, përveç parave, dëshirojnë edhe kartonin e Nikola Legrotalias. Në fillim Emersonin, pastaj Zebinan dhe tani Çivun, Juventusi vishet akoma dhe më shumë verdhekuq. Fabio Kapelo ka evidentuar mbrojtësin verdhekuq, si përforcim për sezonin e ardhshëm. Lojtari është një xhol i mrekullueshëm, sepse ai mund të luajë shumë mirë, si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krah të majtë. Duke parë dhe moshën e tij të re (24 vjeç), fakti është shumë domethënës, sepse Kanavaro dhe Turam, i kanë kaluar të tridhjetat. Lojtari, i blinduar nga Roma deri në 2008, kushton jo më pak se 18 milion euro. Bardhezinjtë nuk mund të paguajnë të gjithë shumën dhe kanë futur në tratativa, edhe Nikola Legrotalian, i cili nuk është duke gjendur shumë hapësirë në formacionin e Kapelos dhe gjithashtu, është një nga idhujt e Del Nerit që në kohët, kur luante te Kievo. Por për rumunin, nuk është interesuar vetëm Juventusi: Milani dhe Interi janë duke pritur me kokë nga dritarja, për një shenjë të Sensit.