Kontrollohen dëshmitë e zhdukjes se hoxhë se Gostivarit
22/12/2004 TIRANË -Ngjarja e pazbardhur e datës 2 dhjetor 2002 në rrugën nacionale në dalje të Gostivarit, ku u mor peng Myftiu i këtij qyteti, mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky institucion e ka tërhequr dosjen nga Prokuroria e Shkodrës e cila zhvilloi hetimet për disa muaj. Procedimi i dosjes i është caktuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për shkak të akuzës e cila rëndon ndaj katër të arrestuarve, me dyshimin se janë pengmarrësit e Myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, dosja për zhdukjen e Mufytiut të Gostivarit, është tërhequr nga Shkodra muajt e fundit.
Hetimi
Dosja penale për zhdukjen e Myftiut të Gostivarit Irfan Idrizi, përmban dëshmitë e disa shqiptarëve që jetojnë në Kosovë e Maqedoni. Fashikulli i materialeve të hetimit, përmban edhe emra të politikës kosovare të cilët përmenden si të dyshuar për autorësinë e marrjes peng dhe më pas zhdukjes së Irfan Idrizit. Materialet e dosjes janë voluminoze, pasi dëshmitë nisin me rrëmbimin e Myftiut në rrugën nacionale në dalje të Gostivarit, mbajtjen peng të Irfan Idrizit në Maqedoni për disa ditë, dërgimin më pas në Kukës, udhëtimin deri në Vlorë për qëllime fshehje dhe më pas një rikthim të mundshëm drejt Tiranës e më pas Kukësit. Por edhe pse pothuaj e gjithë dosja, përmban deklarime të zgjatura të dëshmitarëve, disa prej këtyre deponimeve mbi ngjarjen, knë filluar të kontrollohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Dosja
Katër fletë-arreste u lëshuan nga Prokuroria e qytetit të Kukësit vitin e shkuar, për dosjen penale që ishte hapur, lidhur me rrëmbimin e Myftiut të Gostivarit. Sipas materialeve të akuzës, rrëmbyesit kanë shkuar në Maqedoni nga Kosova dhe kanë bashkëpunuar me disa persona që nuk kishin shkuar mirë me Myftiun e gostivarit Irfan Idrizin, pra armiq të pengut kanë bashkëpunuar me rrëmbyesit. Tre të akuzuarit në mënyrë zyrtare për pengmarrjen, janë, ish-oficeri i policisë gjyqësore Masar Ameli, Shkëlqim Alushi dhe shqiptaro-maqedonasi Nagip Isufi. Ata u akuzuan fillimisht nga Prokuroria e Kukësit për pengmarrje me qëllime përtifimi. Dosja u tërhoq në Shkodrës, pasi një i dyshuar tjetër për pengmarrjen, ndodhej në Prokurorinë e Kukësit dhe mendohej se do të ndikonte në hetimin e ngjarjes. Dy janë versionet e ngjarjes, edhe dy vite pas sa. Irfan Idrizi, Myfti i qytetit të gostivarit është vrarë pasi është marrë peng dhe versioni tjetër sipas të cilit i rrëmnyeri vazhdon të mbahet peng në fhsatin Thartore mes kosovës dhe Maqedonisë, pasi është lëvizur disa herë për të humbur gjurmët.
Arrestimet për
pengmarrjen
Me urdhër të prokurorisë së Kukësit, policia arrestoi në datën 19 prill të vitit të shkuar në qytetin verior shtetasit Basri dhe Beqir Shahu. Ata u prangosën me akuzën e pjesëmarrjes në marrjen peng të Irfan Idrizit. Masar Ameli dhe Shkëlqim Alushi janë ënë në pranga të policisë disa kohë para aksionit të 19 prillit të një viti me parë, ndërsa edhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, për pengmarrjen. Njëri prejketyre personave, sipas policisë është edhe shqiptaro-maqedonasi Nagip Isufi.
Rrëmbimi i Myftiut
të Gostivarit
Irfan Idrizi vëlla i biznesmenit të njohur nga Gostivari, Gajur Idrizi, është rrëmbyer në rrugën nacionale në dalje të Gostivarit. Pengmarrësit i kanë kërkuar Myftiut të ndalontë makinën “Volksvagen Golf” dhe e kanë detyruar të ndiqte itinerarin e tyre deri në bazën ku pengu do të fshihej fillimisht. Djali i të rrëmbyerit, Zylbehari, ka njoftuar në policinë vendase rreth orës 20.00 të mbrëmjes, për rrëmbimin e babait të tij. Sipas policisë maqedonase, rrëmbimi kishte qenë i planifikuar kohë më parë dhe është kryer në bashkëpunim me disa persona. Gujar Idrizi, vëllai i Myftiut të rrëmbyer, ka paguar 1 milionë euro, ndërsa ende nuk ka mundur të mësojë për fatin e vëllait të tij të rrëmbyer. Mezim Bexheti, një i afërm i pengut, ka ardhur në Shqipëri, ka dorëzuar paratë, ka parë nga makina të rrëmbyerin “që dukej i dobësuar”, por nuk ka mundur të kthehej në Maqedoni së bashku me të.
Kush ishte Irfan Idrizi
Myftiu i Gostivarit Irfan Idrizi, ka lindur në vitin 1957 në fshatin Forinë rreth 10 kilometër larg qytetit të Gostivarit. Në mishë të re ka lënë fshatin dhe është shkolluar për fe dhe shkenca sociale në Arabinë Saudite. Në vitin 1991 kthehet në vendit të tij të lindjes dhe fillon punën si hoxhë në xhaminë e fshatit. Duke patur ndihmën e vëllezërve të tij që punonin në Kroaci, Myftiu i ardhshëm i qytetit të gostivarit arrin të kryejë blerjen e tokave të disa bashkëfshatarëve të tij në Forinë me më pas në fshatra fqinje si Çegran dhe Çalje. Në vitin 2000 arrin kulmin e akltivitetit të tij, duke u bërë pronar i “Shtëpisë së Mallrave” në Gostivar. Më pas ai emërohet në detyrën e Myftiut të qytetit. Mujo Idrizi, një i afërm i Myftiut të rrëmbyer thotë se gjatë pasurimit të tij, Irfan Idrizi është ndeshur disa herë me ngjarje sa të rrezikshme për atë aq të pakëndshme për familjen e tij.