Ide te medha me potence te vogel
Idetë e hedhura kohëve të fundit në opinion nga partitë shqiptare të Maqedonisë, që janë të rëndësisë jetike kombëtare për shqiptarët e këtushëm, gjithnjë e më shumë po humbin peshën dhe interesin e shqiptarëve. Këto propozim-ide (që plasohen në formë mediale) dhe që ngjallin debate, përplasje idesh e rrahje mendimesh, përveç propagandës politike dhe llafomanisë e bla-bla-blave partiake, në fakt, asnjëherë nuk nxjerrin në syprinë realizimin praktik. Dhënia shpirt ideve të këtillë apo implementimi i tyre në praktikë, gjithsesi se varet nga potenca e faktorit politik shqiptar. A kanë fuqi dhe ndikim politik shqiptarët në vendimmarrje, për t‘i realizuar idetë e këtilla apo idetë e tjera, që kanë parashenjën "kombëtare"? Praktika e deritanishme, fatkeqësisht ka "inkurajuar" skeptikët, të besojnë se realizimi i ideve që kanë interes kombëtar për shqiptarët e këtushëm, është pothuajse e parealizueshme, si rezultat i veprimeve impotente të partive shqiptare gjegjësisht i veprimeve kokë më vete, të pakoordinuara dhe mungesës së një strategjie të mirëfilltë.
A.
Prakticizmi i pushtetit nga partitë shqiptare, fatkeqësisht ka treguar se sjellja e vendimeve jetike për shqiptarët e këtushëm, në radhë të parë varet nga "vullneti politik" i faktorit politik maqedonas, qoftë në pushtet ose në opozitë. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së hartimit të strategjisë së mirëfilltë të partive shqiptare. Është e vërtetë e madhe se faktori politik maqedonas, për vendime të këtij lloji, ka lëshuar pe vetëm atëherë kur është gjendur përballë presioneve jashtëzakonisht të mëdha të ndërkombëtarëve ose para situatave, siç ishte ajo e konfliktit të armatosur të vitit 2001.
Domethënë, fuqia e faktorit politik shqiptar që nga instalimi i sistemit shumëpartiak në Maqedoni, asnjëherë (me disa përjashtime shumë të vogla, të parëndësishme) nuk ka detyruar faktorin politik maqedonas që të sjellë dhe miratojë vendime politike, që do të ishin në favor të avancimit të statusit juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni.
Një rast i mirë ishte Pakti i Ohrit (Marrëveshja politike e Ohrit e 2001-shit, e cila u nënshkrua si rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 2001), i cili pas versionit të parë, deri sot ka pësuar disa modifikime, kuptohet në dëm të shqiptarëve. Dhe si rezultat i këtij implementimi, sot nga partitë shqiptare që vijnë e shkojnë prej pushtetit, kemi një lexim të çoroditur: kur janë në pushtet, lavdërojnë dhe numërojnë sukseset e jetësimit të dokumentit, kurse kur "rrëshqasin" në opozitë, hedhin gurë e dru për "zbatimin e ngadalshëm" apo "ngecjen" etj.
B.
Gjithsesi, potenca e partive shqiptare në pushtet mund të jetë shumë më e madhe se kaq. Me këtë dua të them fajin kryesor për mossjelljen e vendimeve me interes vital kombëtar për shqiptarët e këtushëm, e ka faktori politik shqiptar, në pushtet dhe opozitë. Vetëm ata e kanë fajin, justifikim tjetër nuk ka. Vetëm një presion i vogël politik, kuptohet i koordinuar nga dy partitë kryesore shqiptare, do të sillte cilindo Kryeministër dhe president maqedonas, para situatës kur duhet të japë bekimin për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve. Pikërisht si rezultat i (pa)fuqisë së faktorit politik shqiptar sot kemi një zyrtarizëm të çoroditur të gjuhës shqipe. Në një lagje gjuha është zyrtare, në tjetrën jo, flamuri kombëtar në një lagje ku ka shqiptarë, mund të valojë, në tjetrën jo, edhe pas disa viteve të përfundimit të luftës nuk është miratuar një ligj i mirëfilltë për përkujdesjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Dhe, shumë e shumë absurde dhe paradokse të tjera, që mund të sjellë vetëm logjika e mbrapshtë e mosbashkëpunimit dhe moskoordinimit të partive shqiptare për çështje që kanë rëndësi jetike për ta.
Nëse këtë nuk e kanë kuptuar partitë shqiptare, ekzemplar le t‘ju shërbejë veprimi politik i të gjitha partive maqedonase. Ata gjithnjë kanë një qëndrim refuzues të prerë, ekzakt dhe të harmonizuar, kur janë në pyetje shqiptarët gjegjësisht interesat e tyre kombëtare.
Partitë shqiptare po dëshmojnë se vetëm formalisht shtiren se janë të djathta apo të majta, sepse kur vijnë në pushtet, bashkëpunojnë me të gjitha partitë maqedonase pa dallim orientimi. Me fjalë të tjera, janë të gatshme të bashkëpunojnë edhe me djallin, vetëm se të mbrojnë interesin. Kjo gjithsesi edhe ndoshta për shkak të mungesës së profilit partiak, sepse po u profilizuan partitë shqiptare, kjo gjithsesi se pozitivisht do të reflektohet edhe te shoqëria shqiptare e këtushme. Pikërisht, është interesi i grupeve të ngushta apo individëve partiakë, ai për të cilin lidhen partitë shqiptare. Madje, gjykuar në bazë të veprimeve të deritanishme, ato (partitë shqiptare), kënaqen me pak, kur vijnë në pushtet. Të përkujtojmë se asnjë parti shqiptare, deri sot nuk arriti ta ulë njeriun e saj në karrigen numër një të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të mos flasim për karrigen e kryeparlamentarit, Presidentit apo Kryeministrit.
Prandaj, orvatjet deklarative për të realizuar ide të mëdha në momentin kur mosdurimi dhe mosbashkëpunimi midis subjekteve politike shqiptare është shndërruar pothuajse në kancer e praktikë, duket shumë e largët.
C.
A ka sinjale dhe mundësi për një bashkëpunim të mirëfilltë dhe të sinqertë mes partive shqiptare, me qëllim të realizimit dhe avancimit të statusit dhe interesave jetike kombëtare? Është kjo pyetje për të cilën duhet të diskutohet jo vetëm në qarqet politike, por me këtë duhet të merren edhe qarqet vendosëse intelektuale shqiptare, por edhe organizata të ndryshme joqeveritare shqiptare. Rrahja e mendimeve rreth kësaj çështjeje madhore kombëtare, gjithsesi se ka munguar deri tani, të paktën qasja serioze.
Përplasjet e fundit ndërmjet partive kryesore shqiptare, për çështjet banale politike, nuk japin ndonjë shpresë dhe ua mbyllin gojën edhe optimistëve më të mëdhenj. Një përpjekje e fundit që u shënua në kalendarin e zhvillimeve politike shqiptare në Maqedoni, me takimin ndërmjet krerëve të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe PDSH-së, Menduh Thaçi, paraqet orvatjen e radhës për t‘u bërë diçka në këtë drejtim. Momenti për këtë hap, është mjaft delikat dhe fragjil, prandaj kërkon një qasje shumë të shpejtë dhe rezultate të menjëhershme. Nuancat e prononcimeve të dy krerëve partiakë pas përfundimit të takimit, na i përkujtojnë storjet dhe refrenet e vjetra: U morën vesh, për t‘u mos marrë vesh!
Veprimet e çakorduara politike të partive shqiptare dëshmojnë se ato ende janë larg sensit të shpalosjes së fuqisë pushteto-politike në kontekst të sjelljes së vendimeve me rëndësi jetike për shqiptarët e këtushëm.
D.
Sa mund të realizohen këto propozim-ide që mbajnë siglën "interes kombëtar", në momentin kur partitë shqiptare për iks interesa janë të gatshme të bashkëpunojnë me partitë maqedonase në pushtet, por jo edhe me partinë shqiptare në opozitë apo anasjelltas.
Prandaj, nuk i duhet shumë mend qytetarit të rëndomtë shqiptar që të dalë në konkluzionin, se politikanët e Shkupit, janë në fazën e heqjes së "fruthit politik" apo në fazën e kalërimit politik me shaminë e pionierit. Hedhja kësisoj e hapave politikë, vetëm se po zbeh imazhin e partive shqiptare kundrejt elektoratit shqiptar. Shpalosja me çdo kusht e "sukseseve" dhe "rezultateve", nga partitë gjatë të qenurit në pushtet, po manifeston një diletantizëm të paparë politik, gjë që po reflektohet negativisht te besimi ndaj politikës shqiptare në përgjithësi në Maqedoni. Spostimi apo humbja e interesit të shqiptarëve për politikën e këtushme, do të ishte me konsekuenca fatale dhe katastrofike. Fragmentarizmi i këtillë ndoshta do të ishte konform interesit të koniunkturave dhe grupacioneve të caktuara politike joshqiptare në Shkup, por do të ishte një dëm i madh për politikën e këtushme shqiptare.