E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohen vjedhësit e banesave në qytetin e Durrësit



Durrës - Seksioni Kundër Krimeve Ndaj Pronës në Durrës bëri dokumentimin e një vjedhjeje banese duke mundësuar identifikimin e autorit të dyshuar për kryerjen e saj dhe sigurimin e provave që bëjnë të mundur dokumentimin ligjor të saj. Konkretisht, në vijimësi të një hetimi të nisur pas marrjes dijeni për vjedhjen më datë 20 korrik 2008 të banesës së shtetasit L. R., 59 vjeç, banues në Lagjen Nr. 14 Durrës, u punua nga kjo strukturë në drejtim të zbardhjes së saj. Në sajë të përdorimit të metodave speciale të hetimit u grumbulluan një sërë provash ligjore, të cilat çuan në identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili rezultoi përsëritës në vjedhjen e banesave në qytetin e Durrësit, pasi në muajin korrik 2008, në Lagjen Nr. 14 Durrës, ka kryer vjedhjen e një tjetër banese në të cilën ka marrë disa pajisje si DVD, video etj. Aktualisht ky shtetas ndodhet i arrestuar në Durrës për veprën penale të mësipërme. I dyshuari quhet Kongres Cuti, vitlindja 1987, lindur ne Tropojë e banues në Lagjen Nr. 14 Durrës, me shtetësi e kombësi shqiptare, me arsim 8 klasë, i padënuar më parë. Ky shtetas dyshohet se gjatë orëve të natës të datës 20.07.2008, në kohën kur në banesë nuk ndodhej njeri, ka hyrë dhe ka vjedhur aty shumën 193 mijë lekë. Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme procedurale materialet për veprën penale të vjedhjes i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

25 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›