Identifikohen vrasësit e ish-policit,shpallen në kërkim nga policia

26/04/2005 Policia e Tropojës, shoqëron disa persona
TROPOJË - Identifikohen personat për vrasjen e Tahir Breçanit. Ndërsa policia është në kërkim për kapjen e tyre, disa persona të tjerë janë shoqëruar, por pas verifikimeve janë lënë të lirë. Kjo është “tabloja“ e servirur prej burimeve të policisë lokale, për orët e pasvrasjes së Breçanit.
Për policinë, vrasja e Breçanit nuk ka asnjë lidhje me situata të tjera, qoftë ajo politike, por është thjesht një krim për motive banale. Policia është në kërkim të autorëve që kanë qenë në konflikt me të vellanë e viktimës dhe për këtë është shpallur dhe versioni i ngjarjes.
Sipas shefit të komisariatit të policisë së Bajram Currit, Ajet Zyberi, mësohet se, “janë identifikuar autorët e vrasjet së Breçanit, por po punohet për kapjen e tyre“.
Sipas Zyberit, është zbardhur edhe motivi kryesor i vrasjes së Tahir Breçanit, ish-punonjës policie.
“Breçani është bërë pre i konflikit të të vëllait me disa persona të tjerë në Tropojë“, u shpreh Zyberi.
Për këtë arsye, policia ka piketuar si vrasës së Tahirit individë që publikisht janë përplasur me të vëllanë e tij, Astritin. Dje, sipas policisë lokale, janë bërë kontrolle banesash në zonën e Dragobisë, nga ku janë marrë në pozicionin e shoqërimit në polici disa persona. Por nuk është vonuar dhe për ta është provuar se nuk kanë lidhje me vrasjen e Tahir Breçanit.
Tahir Breçani, u vra rreth orës 13.15 të ditës së diel, në rrugën e gjimnazit para Bashkisë, ndërsa ishte duke ecur në këmbë për në shtëpi.