“Tatimpaguesit, tashmë një zyrë të vetme për dokumentet e detyrimet”

26/04/2005 Flet kreu i tatimeve të Shkodrës, Gjokë Miri
SHKODER – Tatimpaguesit në Shkodër ose janë bërë më të ndërgjegjshëm, ose iu është “shtrënguar” më shumë. Kjo del nga shifrat e bilancit të vitit të kaluar, të nxjerra nga ana e Drejtorisë së Tatim-Taksave të këtij qyteti. Rezultatet duket se kanë qenë të kënaqshme. Vetëm nga tatimpaguesit e këtij qyteti gjatë vitit të kaluar është arritur që të grumbullohen rreth 12 milionë dollarë. Për të gjitha arritjet, por edhe për problemet që dalin gjatë punës, ka dhënë një intervistë kryetari i degës së tatimeve të Shkodrës, Gjokë Miri.
Me çfarë rezultatesh e mbylli dega e tatimeve vitin 2004?
Rezultatet e arritura nga dega jonë vitin e kaluar, janë mjaft të kënaqshme. Po t’u referohemi shifrave, rezulton se gjatë vitit 2004 u arrit që të mblidhej një shumë prej 12 milionë dollarë, shumë kjo e paarritur ndonjëherë, që duke e krahasuar dhe me 2003, janë mbledhur rreth 9.4 për qind më shumë të ardhura tatimore. Shuma e mbledhur ka ardhur si rezultat i punës së mirorganizuar dhe rritjes së kërkesës së llogarisë nga administrata jonë, por edhe nga ndërgjegjësimi i tatimpaguesve shkodranë. Në këtë mënyrë, u rritën treguesit tatimorë, në përgjithësi dhe në veçanti do të theksoja rritjen e treguesve të Tatim–Fitimit, biznesit të vogël dhe TVSH-së. Ndërsa, krahasimet satistikore nga viti në vit flasin për rritje të të ardhurave nga 9 deri në 32 për qind, ose po të flasim në vlera monetare, viti 2004 solli një rritje prej 5 milionë dollarësh, në krahasim me vitin 2000.
Si ka qenë ecuria e punës suaj në drejtim të regjistrimit të tatimpaguesve?
Regjistrimi i tatimpaguesve është një proces mjaft i rëndësishëm, për të cilin kemi treguar një kujdes mjaft të madh, që me përzgjedhjen e punonjësve profesionistë e deri në regjistrimin e taksapaguesve, duke u shtrirë në të gjitha kategoritë dhe nivelet e operimit të tyre, sepse rritja e nivelit të regjistrimeve tregon edhe rritjen e nivelit të punës sonë si administratë. Arritjet kanë qenë mjaft të dukshme, gjë që u vu re në fund të vitit të kaluar, ku policia tatimore zhvilloi një punë voluminoze, për evidentimin e të gjithë personave që ushtrojnë aktivitet privat, qoftë në qytet, qoftë në fshat. Shifrat që u regjistrua në vitin 2004, flasin për 528 subjekte të regjistruara në TVSH dhe 1934 subjekte private të regjistruara si person fizik. Por, megjithëse arritjet janë mjaft pozitive, përsëri regjistrimi i tatimpaguesve është mjaft i vështirë dhe duhet pranuar se ka edhe probleme, që do të rregullohen në drejtim të anës teknike dhe profesionale të policisë tatimore. Një problem tjetër, në drejtim të regjistrimit, që u vu re gjatë vitit 2004, ishte edhe moskoordinimi i punës me strukturat e tjera, prandaj ne si degë e tatim-taksave, gjatë muajve të parë të vitit 2005, ndërmorëm iniciativën e krijimit të një programi të përbashkët pune me strukturat përkatëse të bashkisë, komunave, sigurimeve shoqërore dhe ISHP, në mënyrë që në sajë të bashkëpunimit të nxirren shifra të njëjta dhe të synohet që në afate të shkurtëra të këtij viti të bëhet regjistrimi i plotë i të gjithë tatimpaguesve. Një propozim tjetër, që gjeti mbështetjen e institucioneve të mësipërme, ishte edhe krijimi i një zyre regjistrimi, pranë degës së tatimeve, me përfaqësues nga të gjitha këto institucione, gjë që do të lehtësojë shumë jo vetëm punën kontrolluese tonën, por edhe vetë punën e tatimpaguesve, që do t’i kryejnë të gjitha procedurat e regjistrimit njëherësh në një zyrë, pa pasur më nevojën e kalimeve nga një institucion në tjetrin për t’u regjistruar.
Po muajt e parë të këtij viti, çfarë treguesish kanë dalë?
Për këta muaj, shifrat janë mjaft të mira, ku rezulton se të ardhurat flasin për realizim 108 për qind mbi të ardhurat e planifikuara dhe 14.6 për qind llogaritura në vitin 2004.
12 milionë dollarë
të mbledhura në 2004
9.4 për qind më shumë
të ardhura tatimore se në 2003
528 subjekte private
të regjistruara në TVSH
1934 subjekte private
të regjistruara si person fizik