Vetëhelmohet nga malli për djalin emigrant
26/04/2005 Kishte katër vjet pa e takuar
BERAT – Një grua, rreth 40 vjeçe, ka tentuar vetëvrasjen nëpërmjet helmimit, nga malli për djalin emigrant në Itali, të cilin kishte katër vjet pa e parë.
Sipas burimeve nga reparti i urgjencës të spitalit të Beratit, rreth orës 10.00 të paradites së djeshme, ka mbërritur në ambientet e këtij spitali 40-vjeçarja Selvie Isufi. Ajo ka përfunduar në duart e mjekëve në gjendje tepër të rëndë dhe është ende në gjendje shoku, pasi sasia e helmit që ka pirë nuk e lejon të dalin nga kjo gjendje. Mjekët e urgjencës thanë për gazetën “Metropol” se viktima ka konsumuar një sasi të konsiderushme helmi.
Në vendin e ngjarjes, pas lajmërimit që morën nga urgjenca e spitalit, kanë shkuar menjëherë një grup hetimor së bashku me mjekun ligjor për të kryer procedurat e para ligjore. Në vendngjarje mjeku ligjor ka marrë dhe kampion nga helmi që gruaja 40-vjeçare ka përdorur për t’i dhënë fund jetës.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një shishe të vogël, ku familja mbante helmin që e përdorte në bujqësi për të mbrojtur bimët nga insektet dëmtues të bimëve.
Të afërm të familjes Isufi thanë për gazetën se këto ditë Selvia ka qënë tepër e shqetësuar dhe se qëndronte e vetmuar. Ajo i kishte kërkuar djalit të saj që të kthehej nga emigracioni, pasi nuk po duronte më, se e kishte marrë malli shumë. Të njëjtën gjë i kishte kërkuar edhe burrit të saj, duke i thënë: “Më sill djalin se më ka marrë malli dhe se nuk di se çfarë do të bëj”.
Me viktimën e djeshme shkon në 28 numri i të vetëhelmuarve në Qarkun e Beratit.