Sporteli i pasaportave shërbim 24 orë

26/04/2005 Shefi Komisariatit të Policisë Fier, premton lehtësira për emigrantët
FIER - Shërbimi i policisë për emigrantët të ardhur nga Greqia dhe Italia për festën e Pashkëve do të jetë “non stop”. Ndërkohë që për emigrantët, që do të duan të pajisen me një pasaportë të re, do ta kenë mundësinë brenda një jave, ndërsa për faturimin dhe dorëzimin e dokumenteve, nuk do të duhen të humbasin më shumë se nj ditë.
Burimet nga policia e Fierit bëjnë të ditur se emigrantët do të jenë të favorizuar në faturimin e pasaportave pa vështirësi dhe pa humbur kohë, si dhe shërbimi i qarkullimit rrugor do të favorizojë se tepërmi lëvizjen e tyre të lirë dhe të sigurtë.
Duke filluar nga dita e djeshme, shërbimi në sportelin e faturimit të pasaportave në komisariatin e Fierit dhe në të dy komisariatet e tjera, atë të Lushnjës dhe Mallakstrës, do të jetë 24 orësh, me një numër më të madh punonjësish, të cilët do të jenë në gjendje të përballojnë numrin e madh të aplikuesve për pasaporta. Procesi i faturimit do të vazhdojë çdo ditë deri në klientin e fundit. Burimi nga policia e Fierit shpjegon për gazetën se emigrantëve do t’u krijohen lehtësira në të gjitha shërbimet e qarkullimit rrugor, që do të thotë në pikat e kontrollit nuk do të mbahen gjatë, shërbimet e kësaj natyre në qytet do të jenë të ndjeshme ndaj tyre.
Shërbimi i policisë rrugore në të gjithë akset e Qarkut do të jetë në shkallën maksimale të tij. Në çdo moment të ditës do të ketë lëvizje të forcave të policisë së rendit dhe ato të rrugores. Për të gjitha këto masa të marra që dje nga policia e Qarkut të Fierit, ka sqaruar më shumë për median shefi i komisariatit të Fierit, Naun Doko.
A do t’u krijohen lehtësira emigrantëve këto ditë?
Është normale që në ditët e festës së Pashkëve, qindra emigrantë, kryesisht të ardhur nga Greqia, Italia, apo edhe vende të tjera, do të vijnë dhe është normale që në këto ditë edhe forcat e policisë të jenë në shërbimet e tyre. Kjo do të konsistojë në faturimin dhe prodhimin e pasaportave gjatë kohës së qëndrimit të tyre.
Cilat do të jenë masat e marra për faturimin e pasaportave?
Do të dyfishohen punonjësit në zyrën e prodhimit të pasaportave në komisariatin e Fierit, por, me sa di, edhe në atë të Lushnjës dhe Mallakastrës. Koha e faturimit të pasaportave për emigrantët do të jenë brenda ditës, ndërsa prodhimi i pasaportës, normal që do të zgjasë disa ditë.
Sa është ky afat?
Jo më larg se 7-10 ditë. Kjo do të mundësojë dhe një shërbim të shpejt, në mënyrë që emigrantët të mos humbasin punën.
Po për sa i përket shërbimit të policisë rrugore?
Do të jenë “non stop”, në krye të detyrës për të normalizuar fluksin e madh që presim të shkaktohet nga ardhja e tyre. Do të dyfishohen patrullat, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe anomalitë në rrugë.