E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet autori i vjedhjes në Stacionin e Zjarrfikëseve të Pogradecit



Pogradec – Forcat e policisë së Pogradecit kanë mundësuar identifikimin e autorit të ngjarjes “vjedhje e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, ndodhur një muaj më parë në mjediset e stacionit të Policisë Kufitare dhe Zjarrfikëses në Pogradec. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, autori i kësaj ngjarjeje është 22-vjeçari Ervis Dushi, lindur dhe banues në fshatin Buçimas, i cili ishte shpallur në kërkim. Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë së Pogradecit.

Arrestohet shoferi, dyshohet si autor i aksidentit me pasojë vdekjen

Shkodër – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë Gjergj Gramshin, 58 vjeç, lindur në fshatin Mushan dhe banues në Suka- Dajç të Shkodrës si të dyshuar për një aksident rrugor me pasojë vdekjen. Sipas burimeve policore, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Sektor”, duke drejtuar automjetin “Benz” me targa SH 6286 E, ka aksidentuar rëndë Martin Vushajn, vjeç 77, lindur dhe banues në fshatin Mali Kolaj, komuna Velipojë, i cili po lëvizte si këmbësor në rrugë. Me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë në Spitalin e Shkodrës, Martin Vushaj ka gjetur më pas vdekjen në spital. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e duhura procedurale dhe hetimore për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.

Kanosi me armë familjarët, prangoset nga policia

Shkodër – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë Shaqir Rekajn, vjeç 44, lindur dhe banues në fshatin Ura e Shtrenjtë në Shkodër, pasi ka kanosur me armë zjarri familjarët e tij. Sipas të dhënave policore, forcat e policisë kanë marrë njoftim se ky person ka kanosur me armë zjarri familjarët dhe se me të marrë informacionin, policët kanë mbërritur në banesën e këtij personi dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, me një krehër pa fishekë, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Nga ana e policisë u kryen veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

22 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›