E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e konsumit, tregu bujqësor 10 për qind më i shtrenjtë nga një vit më parë

Sipas MBUMK-së nga 37 artikuj në treg, 19 kanë rritje çmimi

Ervin KOÇI

Konsumatorët shqiptarë këtë vit kanë paguar 10 për qind më shumë për të blerë të njëjtat produkte bujqësore në raport me një vit më parë. Të dhënat statistikore të Ministrisë së Bujqësisë edhe pse flasin për një rritje të prodhimit vendas, përsëri nuk shmangin dot rritjen e çmimeve në raport nga një vit më parë, kjo edhe prej zhvlerësimit të lekut. Kështu mbi bazën edhe të krahasimeve me një vit më parë shihet qartë ndryshimi rritës për një pjesë të artikujve agro-bujqësor. Çmimet e prodhimeve bujqësore në tregjet e brendshme edhe pse pritet të uleshin gjatë kësaj periudhe kanë vijuar shtrenjtimin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Statistikave dhe Politikave të Zhvillimit në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit, rezulton se çmimi i shitjes së artikujve perime, fruta, fasule dhe patate kanë luhatje për këtë javë në krahasim me javën e kaluar. Muaji gusht në krahasim me muajin korrik ka qenë shumë herë më i shtrenjtë për konsumatorët shqiptarë. Shumë tregtarë mbajnë çmime të larta duke shfrytëzuar ardhjen e emigrantëve me pushime.

Rritja e çmimeve

Nga 37 artikuj të krahasueshëm që gjenden në treg, 14 prej tyre kanë ulje çmimi, 19 artikuj të tjerë kanë rritje çmimi, ndërsa 4 artikuj kanë të njëjtin çmim si një javë më parë. Sa i takon perimeve gjatë kësaj jave në krahasim me javën e kaluar nga 21 artikuj që ka tregu 9 prej tyre kanë ulje çmimi që variojnë nga 1 deri në 52 lek/kg. Kështu, sipas të dhënave, ulje çmimi ka speci gogozhare me 52 lek/kg, preshi me 20 lek/kg, bamja me 19 lek/kg, hudhra e njomë me 8 lek/kg, qepa e thatë me 3 lek/kg. Ndërsa, rritje kanë 11 artikuj si lule lakra, kungulli e spinaqi me 10 lek/kg, domatja e cilësisë së parë dhe hudhra e thatë me 9 lek/kg, si dhe trangulli me 6 lek/kg. Lëvizje dhe ulje çmimi kanë pasur bizelja dhe patatja, ndërsa fasulja ka pësuar rritje me 3 lek/kg. Shtrenjtimi me të cilin përballen çdo ditë konsumatorët është shumë më i madh se të dhënat zyrtare. Një vëzhgim i thjeshtë në tregjet e shitjes me pakicë të fruta-perimeve mjafton për të konstatuar se çmimet janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Rritja e çmimeve është shoqëruar me ulje të konsumit nga ana e qytetarëve, gjë që pohohet nga vetë tregtarët. Kjo dukuri po vërehet prej muajsh në vendet e tjera të botës. Në të kundërt me situatën në Shqipëri, në këto vende kriza ekonomike dhe rënia e fuqisë blerëse ka ulur ndjeshëm çmimet.

Produktet

Nga 13 artikuj që ka tregu, 4 prej tyre kanë ulje çmimi si rrushi me 10 lek/kg, molla me 3 lek/kg, dardha me 2 lek/kg dhe shalqiri me 1 lek/kg. Rritje çmimi kanë 7 artikuj të tjerë si qershia e kajsia me 15 lek/kg, portokalli me 8 lek/kg, bostani e ananasi me 6 lek/kg. Kumbulla e banania nuk kanë pësuar lëvizje çmimi. Ndërsa sa i takon çmimeve në tregjet e shumicës, në kulturat perimore nga prodhimet e vendit nga 20 artikuj vetëm 8 prej tyre kanë ulje çmimi si speci gogozhare, preshi, bamja, qepa e njomë dhe ajo e thatë. Sipas të dhënave, 10 artikuj kanë rritje çmimi si domatja e cilësisë së parë dhe barbunja, bizelja, hudhra e thatë e domatja e cilësisë së dytë, trangulli e karota, kungulli. “Fasulja ka ulje me 11 lek/kg, gruri e misri kanë ulje me 2 lek/kg, patatja ka ulje me 1 lek/kg, ndërsa fasulja pllaqi nuk ka lëvizje çmimi. Një tjetër situatë reflektohet në frutat që janë prodhim vendi. Nga 8 artikuj që ndodhen në treg, 5 artikuj kanë ulje çmimi si rrushi me 11 lek/kg, dardha me 8 lek/kg, molla me 5 lek/kg, kumbulla me 3 lek/kg e shalqiri me 1 lek/kg”, - shprehen specialistët. Rritje kanë 3 artikuj si kajsia, bostani dhe pjeshka. Ndërsa në kulturat perimore importi nga 3 artikuj në treg lakra ka rritje me 20 lek/kg dhe hudhra e thatë ka rritje me 6 lek/kg. Speci gogozhare ka ulje me 45 lek/kg. Sa i përket frutave të importuara, nga 11 artikuj që gjenden në treg 4 prej tyre kanë ulje çmimi si rrushi me 26 lek/kg, qershia me 16 lek/kg, dardha me 5 lek/kg e kajsia me 2 lek/kg. Rritje çmimi kanë 7 artikuj si pjeshka, portokalli, limoni e ananasi, molla e kivi dhe banania.

Çmimet e produkteve agro-ushqimore

Perimet, 11 artikuj kanë rritje:

Barbunja me 18 lek/kg

Lakra me 10 lek/kg

Domate me 9 lek/kg

Sallata me 8 lek/kg

Trangulli me 6 lek/kg

3 nga 14 artikuj ulje çmimi

Karota me 8 lek/kg

Qepa e thatë me 2 lek/kg

Patëllxhani me 2 lek/kg

Frutat, 3 nga 6 artikuj kanë ulje

Molla me 11 lek/kg

Rrushi me 4 lek/kg

Kumbulla me 2 lek/kg

3 artikuj kanë rritje:

Pjeshka me 4 lek/kg

Dardha me 2 lek/kg

Bostani me 1 lek/kg

22 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›