E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet vajza që u hodh nga pallati

Është identifikuar vajza, e cila u hodh dy ditë më parë nga kati i pestë i një pallati në Tiranë dhe për pasojë gjeti vdekjen. Ajo quhet Anila Xhepo, 27 vjeçe, banore në Lagjen Nr.6 të Kombinatit, në Tiranë. Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës mësohet se identifikimi i trupit të saj në morg është bërë nga familjarët e vajzës. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Tiranë, në një pallat pranë Librit Universitar, kur 27-vjeçarja u hodh nga kati i pestë i një pallati dhe pas disa orësh gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak. Ngjarja tronditi dëshmitarët e rastit, të cilët tentuan dhe t‘i jepnin ndihmën e parë të dëmtuarës. Në lidhje me motivet e mundshme të vetëvrasjes së vajzës së re, policia deklaroi se ajo ka qenë e sëmurë dhe ka qenë e shtruar disa herë në spitalin psikiatrik. Për këtë, policia tha se ka sekuestruar edhe kartelën personale, që njihej si e sëmurë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se vajza e re, në momentin e vetëvrasjes, kishte me vete një çantë të zezë dhe një gazetë, ku kishte shënuar adresat e disa bizneseve. Për këtë, fillimisht policia dyshoi se ajo kishte dalë për të kërkuar punë. Përshkrimet e bëra për të nga policia duket se kanë ndihmuar familjarët për identifikimin e saj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›