E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident adoleshenti, ikën shoferi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në një nga rrugët dytësore në fshatin Tapizë të Rrethit të Krujës. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 17-vjeçari Aulon Gjika, banor i fshatit Tapizë. Burime të policisë rrugore të Krujës njoftuan se adoleshenti ka qenë duke udhëtuar me biçikletë drejt shtëpisë së tij, kur është goditur nga një autoveturë. Goditja ka qenë fatale për 17-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë së Krujës e kanë gjetur trupin e pajetë të 17-vjeçarit buzë një kanali. Pas hetimeve nga policia është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij aksidenti, i cili rezulton të jetë gjithashtu banor i fshatit Tapizë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›