E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shpalos premtimet për qeverisjen lokale

04/05/2011  Limitet e fushatës elektorale, Partia Socialiste prezanton paktin qytetar

“Pakti qytetar” do të jetë tashmë motoja e kandidatëve të Partisë Socialiste në garën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Një iniciativë e tillë u bë dje publike nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, në takimin e posaçëm me të gjithë kandidatët e kësaj partie në rrethe. Kështu, duke qenë tashmë në limitet e fushatës elektorale të zgjedhjeve për qeverisjen lokale, konkurrentët socialistë për krerë bashkie e komune, si dhe kandidatët për këshillat vendorë u mblodhën dje në Pallatin e Kongreseve, duke bërë të njohur për publikun një nismë të tillë, e cila e ardhur si një pakt me qytetarin përfshin në vetvete premtimet e “Aleancës për të Ardhmen” për të ndjekur rrugën e zhvillimit. Madje dhe vetë kandidatët socialistë, duke e trajtuar këtë pakt në një këndvështrim të tillë, premtuan se çdo qytet do ndjekë rrugën e zhvillimit të nisur tashmë. Nga ana e tij, kreu socialist Rama i mëshoi faktit se Tirana e sotme është kryeqyteti që të gjithë kanë ëndërruar, dhe pikërisht për këtë arsye ky është një pakt me qytetarin, për të bërë realitet çdo ëndërr të tyren. “Sot kam zgjedhur të bëj një fjalë pak më ndryshe, ashtu si kolegët e mi. 10 vjet më parë Tirana ishte një ëndërr e pamundur, një ëndërr që filloi me një votë, vota që e ndryshoi të ardhmen e këtij qyteti. Një votë për të rilindur Tiranën e zhytur në kaos e errësirë. Më lejoni ta nis prezantimin duke filluar jo nga më parë, por nga sot dhe duke pyetur që të na dëgjojnë të gjithë qytetarët se si u realizua kjo ëndërr, sepse nuk ka ëndërr në këtë qytet që ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë realitet”, vuri në dukje Rama, lidhur me një çështje të tillë. Sipas tij, i gjithë zhvillimi i në kryeqyteti ka ardhur falë kontributit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të paguar taksat. “Besoj se themeli qëndron tek kontributi dhe tek puna e përbashkët e qytetarëve; u bënë gjithnjë e më të shumtë, duke shtuar investimin e tyre për Tiranën përmes taksave. Sot, kur kaq shumë është folur për zhvillimin e kryeqytetit, dhe nga ana tjetër është keqfolur për mënyrën se si u arrit ky zhvillim. E vërteta e thjeshtë e kontributit janë taksa e ndërtesës, e pastrimit dhe gjelbërimit që ka pushuar së ekzistuari. Qytetarët paguajnë sot për investime vetëm 550 lekë në muaj, ndërsa një pensionist paguan 8.3 lekë taksa, të sëmurët e tetraplegjikët paguajnë zero taksa”, vlerësoi Rama.

Punësim dhe luftë papunësisë. 300 mijë vende të reja pune.

Lehtësira fiskale dhe porta fiskale për çdo biznes.

Mbështetje financiare për formimin e të rinjve dhe kreditim për hapjen e bizneseve të vogla të tyre.

Heqja e tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël.

Administratë publike transparente dhe të drejta të barabarta për çdo nëpunës.

Familja, kujdes, përkrahje dhe mbrojtje.

Asnjë taksë për kategoritë në nevojë.

Të paktën përgjysmim të TVSH për ushqimet bazë dhe zero TVSH për ilaçe.

50% të qirasë për të pastrehët dhe kredi të buta.

Qendra sociale për pensionistët, gratë dhe fëmijët në nevojë.

Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të çliruar nga presioni politik.

E ardhmja ëndërr që bëhet realitet.

Çeku i bebes dhe një pemë e re për çdo fëmijë që lind.

Bursë bashkiake për çdo nxënës të shkëlqyer.

100 % rrugë të shtruara dhe pastrim në çdo rrugë. Transport publik sipas standardeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›