Idrizi: Greqia duhet të kërkojë ndjesë për genocidin ndaj çamëve
Deputeti socialist Shpëtim Idrizi përkujtoi dje ashtu si dhe vitet e shkuara 27 qershorin, ditën përkujtimore që Parlamenti shqiptar ka vendosur për nder të viktimave çame nga genocidi grek.
Idrizi, madje hodhi dhe një propozim konkret dje gjatë seancës plenare të Parlamentit. “Unë nuk propozoj të procedojmë Greqinë për genocid në Hagë. Por, ne kemi të drejtë të kërkojmë ndjesën e Greqisë për këtë vepër genocidale dhe pastrimi etnik.
Ne nuk mund të dëgjojmë prej atij, që na mori pronat, këshilla për t’ju drejtuar gjyqit ndërkombëtar. Ne nuk mund të pranojmë arsyetimin, se gjithë popullsia çame ishte bashkëpunëtore e fashizmit. Ka plot autorë grekë dhe të huaj, janë diplomatët amerikanë, si ambasadori Mkëeagh i viteve të luftës, që thonë se çamët nuk i shërbyen Italisë pushtuese, duke e zhgënjyer atë. Ka plot prova të luftës së partizanëve çamë në njësitë partizane mikste, e siç del dhe nga shtypi i kohës, ka shumë dëshmorë të rënë për liri”, tha Idrizi. Deputeti socialist falënderoi kryetarin e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” të 15 qytetarëve të komunitetit çam, gjithashtu edhe kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, që me miratimin e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti akordoi fonde për përmendoren, me titullin sinjifikativ “Klithma”, si mishërim i vuajtjes dhe tragjedisë çame. Deputeti socialist kërkoi nga Greqia të respektojë popullsinë shqiptare e në veçanti popullsinë çame, duke i dhënë asaj dinjitetin që i takon. “Si anëtar i një partie politike, që ka bërë shumë për forcimin e këtyre marrëdhënieve, mendoj se kam të drejtë megjithatë të kërkoj që, këto marrëdhënie të vendosen përfundimisht mbi baza dinjiteti. Komshinjtë kanë të drejtë t’i marrin borxhe njëri-tjetrit, ata mund të kenë dhe histori konflikti me njëri-tjetrin, por sot duhet të jenë në paqe dhe duhet t’i shlyejnë borxhet e historisë, nëse nuk i falin me marrëveshje. Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e dalë nga konflikti civil i 1997, por një vend që pritet të marrë ftesën për NATO”, u shpreh Idrizi.