LSI, Meta dorëzon në Fier 340 tesera
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Fierit.
Në këtë takim, ku shoqërohej nga nënkryetari Dritan Prifti u shpërndanë 340 tesera të LSI-së për anëtarët më të rinj. “Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e hapur, është një forcë e cila si filozofinë e vet ka moralin dhe dinjitetin e çdo anëtari të saj. Dua të theksoj se, prurjet e reja që ne kemi sot, janë si rezultat të besimit që tashmë shqiptarët kanë tek LSI-ja. Me këto ritme që po ecën LSI-ja në qytetin e Fierit ne jemi të sigurt për suksesin që kjo forcë do ketë në këtë rreth, sepse me prurjet e reja që erdhën sot dhe me të tjerë që do afrohen në ditët në vazhdim ne e kemi të sigurt fitoren jo vetëm në Patos, jo vetëm në Libofsh, Topojë, jo vetëm në Frakull, Mbrostar, por edhe në qytetin e Fierit”, u shpreh Meta.