Ndoka: Arsyet pse Shkodra do të votojë bindshëm për PDK-në
Kandidati për deputet i PDK-së, Nard Ndoka, flet për problematikat që ka Qarku i Shkodrës dhe alternativat që ofron PDK-ja për t‘i zgjidhur ato.
Ju jeni kandidat për PDK-në në Qarkun e Shkodrës, pse keni zgjedhur të kandidoni në këtë qark?
Unë jam lindur dhe rritur në këtë qark, këtu e kam filluar karrierën time politike dhe falë mbështetjes së banorëve të zonës sime kam pasur sukses. Jam zgjedhur tri herë si anëtar i Parlamentit nga zona ime në votim të drejtpërdrejtë dhe më përpara kam qenë edhe kryetar bashkie në Laç të Vaut të Dejës. Gjatë këtyre tri mandateve në Parlament gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj shpirtin e lirë të Shkodrës dhe të banorëve të qarkut të saj, vlerat e padiskutueshme kristiane dhe europiane të këtij qarku dhe kam mbrojtur me vendosmëri interesat e votuesve të mi. Si kryetar i PDK-së, si ministër për sa kohë që isha, por edhe si deputet, kam qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, në krah të njerëzve, sepse për mua njeriu është para pushtetit dhe pushteti është në shërbim të tij. Jam i bindur se PDK-ja dhe kandidatët e saj që konkurrojnë në këtë garë e përfaqësojnë më mirë Qarkun e Shkodrës se çdo listë tjetër e ofruar nga partitë dhe koalicionet e tjera politike, sepse PDK-ja është parti e vlerave kristiane dhe europiane, është parti e vlerave të lirisë, humanizmit, solidaritetit, drejtësisë, besimit në Zot.
Çfarë problematikash vëreni në Qarkun e Shkodrës dhe si mendoni t‘i zgjidhni ato?
Shkodra ka shumë probleme, të trashëguara dhe të krijuara gjatë këtij tranzicioni. Shkodra nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm, shkëlqim që u venit për shkak të persekutimit të egër komunist, por që nuk u rikthye edhe për shkak të abuzimit me besimin e qytetarëve shkodranë, nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe qeveritë qendrore gjatë këtyre viteve. Sot e gjithë ditën asnjë ministër nuk është nga Qarku i Shkodrës dhe me listat që i kanë ofruar dy koalicionet e vjetra, duket se synohet që Shkodra të lihet jashtë qeverisjes edhe në katër vitet e ardhshme. Kjo thjesht dhe për shkak se synohet që pushtetin absolut në Shkodër ta ketë një person i vetëm, që përfaqëson një klan të ngushtë miqsh dhe interesash, por jo interesat e qytetarëve dhe banorëve të Qarkut të Shkodrës. Në Shkodër është hedhur asfalt në rrugë, janë bërë disa investime publike në këto katër vjet, por jetesa e qytetarëve, mirëqenia e familjeve, nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, shumë familje jetojnë në kushtet e varfërisë së thellë, nuk kanë mundësi punësimi, nuk kanë të ardhme. Përqendrimi i pushtetit në duart e një klani që punon vetëm për interesat e ngushtë familjare e ka lënë Shkodrën në një prapambetje të theksuar dhe që mund të krijojë probleme edhe më serioze në të ardhmen. Të paktën shkodranët e kanë parë mirë se në duart e kujt ka qenë pushteti në këto katër vjet dhe se si është përdorur ai. PDK-ja vjen në këtë zgjedhje me një program të qartë elektoral, që merr në mbrojtje familjen, biznesin, prodhuesin e vogël, që ofron standarde për shëndetësinë, edukimin, turizmin, pra vjen me një program ambicioz që jep garanci për një qeverisje në shërbim të qytetarëve.
Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e ekipit të PDK-së përballë kampit kundërshtar?
Ekipi i kandidatëve të PDK-së është një ekip që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë në këtë qark, një ekip që tashmë ka eksperiencë politike dhe që është i aftë të marrë përgjegjësi para qytetarëve, të japë garanci se programin elektoral do ta shndërrojë në program qeverisës dhe do ta përmbushë atë. PDK-ja gjithnjë ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, vlerat dhe parimet në të cilat beson dhe në asnjë rast as ka bërë dhe as do të bëjë pazar me interesat e qytetarëve dhe vlerat e veta. Kjo është arsyeja që ne konkurrojmë në koalicionin "Poli i Lirisë" dhe jo në ndonjë koalicion tjetër, që edhe pse vetëquhet i djathtë, huazoi parti të majta, deputetë të majtë për të ruajtur pushtetin, ndërkohë që përjashtoi ish-pronarët, ish të dënuarit politikë, themeluesit e lëvizjes antikomuniste, të gjithë ata që kontribuuan për ndryshimin e sistemit dhe konsolidimin e demokracisë në vend.
Përtej garës elektorale, cilin prej kandidatëve kundërshtarë vlerësoni më shumë?
Shkodra është një qytet i disidencës, i mospajtimit me pushtetin e dhunshëm dhe abuzues. Është qyteti që u masakrua, u vra, u shtyp më egër nga diktatura se çdo qytet tjetër, por është qyteti dhe qarku që asnjëherë nuk u nënshtrua. Edhe në këto vite ka pasur tendencë për ta nënshtruar Shkodrën, për ta mbajtur atë nën kontroll, për ta vënë atë në shërbim të pushtetit të njërit apo tjetër personi. Por ka pasur edhe përfaqësues, që kanë ecur me traditën pozitive të Shkodrës, si Gilman Bakalli, i cili nuk zgjodhi rrugën e heshtjes, të nënshtrimit dhe të servilizmit për të garantuar ca privilegje nga pushteti dhe partia e madhe. Unë e kam rival Gilman Bakallin, por është një prej kandidatëve që vlerësoj më shumë për shkak të ndershmërisë dhe përgjegjësisë së tij para votës së qytetarëve, për shkak të guximit të tij qytetar dhe integritetit të tij moral. Shkodrës nuk i duhen deputetët shërbëtorë, as deputetët që s‘u dëgjohet zëri për katër vjet, por thjesht gëzojnë privilegjet e pushtetit, duke votuar si automatë.
CV
Nard Ndoka
-Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë
-1991-1992: Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist, Vau i Dejës
-1992-1996: Sekretar i Bashkisë, Vau i Dejës dhe 1996-2000: Kryetar i Bashkisë, Vau i Dejës.
- 1992-1999: Anëtar i Kryesisë së Degës së PD-së, Shkodër
-1999-2005: Nënkryetar i PDR-së; 2001-2005: Kryetar i Grupit të PDR-së në Kuvend
-2005-2006: Kryetar i Grupit Parlamentar Reformator-Demokristian. Shtator 2005-mars 2007: Anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
-Deri në prill 2007: Anëtar i Sekretariatit për Buxhetin e Kuvendit dhe nga prilli 2007 deri në korrik 2008 ministër i Shëndetësisë