Idrizi: Çamët e minoritarët, urë lidhëse mes dy vendeve
Çamët dhe minoritarët janë dy ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. Me këto fjalë i është drejtuar simpatizantëve të Partisë Drejtësi dhe Unitet, kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi nga qyteti i Sarandës. Përpara përfaqëesuesve të komunitetit çam kreu i PDU-së tha se partia e kryesuar prej tij do të jetë një zë i fortë me karakter kombëtar për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Diasporës. Në takimin e zhvilluar në qytetin e Sarandës Idrizi i njohu mbështetësit e PDU-s me themelimin e klubit të patriotëve të rinj, që do të jetë tashmë i atashuar pranë forcës politike të kryesuar prej tij. Pas Sarandës, drejtues të PDU-së do t’i vijojnë takimet me përfaqësues të komunitetit çam edhe në qytete të tjera brenda dhe jashtë vendit, për të përhapur idetë e një force politike me karakter kombëtar që sipas Idrizit i nevojiten spektrit politik shqiptar.