PS vendos sot për amnistinë fiskale
21/04/2011 Seanca parlamentare, mblidhet sot në mëngjes grupi parlamentar socialist
Për opozitën miratimi i paketës është tentativë e qeverisë për ta përdorur në zgjedhje
Partia Socialiste mbledh sot grupin e saj parlamentar për të vendosur miratimin apo jo të projektligjit për amnistinë fiskale. Kështu, gjatë ditës së sotme është njoftuar mbledhja e seancës parlamentare, e cila do të ketë në rend të ditës pikërisht një paketë të tillë. Por, meqë seanca do të ndjekë orarin e njëjtë të seancave parlamentare të së enjtes, pra në orën 10:00 të paradites së sotme, grupi kuvendor socialist pritet të zhvillojë takimin në orën 9:00 të këtij mëngjesi. Meqenëse të gjithë ligjvënësit socialistë ndodhën në bazë për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit, kryesia e grupit parlamentar të PS-së vendosi që ta zhvillojë këtë takim ditën e enjte në mëngjes, duke mos ndjekur traditën e mbledhjeve të grupit për çdo të mërkurë në mesditë. Kësisoj, deputetët socialistë do të jenë pjesë e seancës parlamentare, ku do të diskutohet dhe miratohet amnistia, por ende nuk ka një vendim përfundimtar në do të jetë pjesë e votimit. Megjithatë, pritet që amnistia fiskale të sjellë përplasjen e radhës mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në seancën e sotme parlamentare, kjo për shkak të këndvështrimeve që kanë këto dy forca parlamentare lidhur me një çështje të tillë. Në këtë mënyrë, duke synuar që një projektligj i tillë të kalohet përpara zgjedhjeve të afërta, PS-ja e konsideron një votim të tillë si një tentativë për t’u përdorur nga qeveria për fushatën elektorale. Megjithatë, që të kalojë e plotë, kjo paketë duhet që të marrë 84 vota në Kuvend. Por dhe për një moment të tillë duket se shumica në parlament ka menduar zgjidhjen. Kështu, pritet që në mungesë të votave mazhoranca të kalojë për miratim draftin për falje të pjesshme, i cili mund që të miratohet dhe me 71 vota. Sipas socialistëve, diskutimet për një çështje të tillë duhet të shtrihen në kohë dhe të ketë një debat mjaft të gjerë deri në miratimin e një projektligji për amnistinë fiskale. Ndërkohë që një pretendim të tillë drejtuesit e mazhorancës qeverisëse i janë kundërpërgjigjur me faktin se ka më shumë se një vit që kanë nisur diskutimet për hartimin e paketës dhe në të njëjtën kohë që kanë nisur këto diskutime opozita është ftuar të jetë pjesë e tyre, ftesë së cilës nuk i është përgjigjur. Nga ana e saj opozita parlamentare vijon të kundërshtojë amnistinë fiskale, kundërshtim ky i cili bazohet në pretendimin se kjo paketë po përdoret qëllimisht nga shumica qeverisëse. Për më tepër, socialistët vlerësojnë se një nismë e tillë është e nxituar dhe se shoqëria dhe ekonomia shqiptare ende nuk janë gati. Madje, në vlerësimin e tyre socialistët shkojnë dhe më tej kur nënvizojnë se, nëse kjo amnisti aplikohet pa miratimin e opozitës, atëherë qeveria do ta shndërrojë atë në një falje borxhesh e detyrimesh, e kjo do të sjellë në ekonominë shqiptare vetëm pastrim parash dhe infiltrim në ekonominë informale. Megjithatë, pritet që të jetë seanca e sotme ajo që do të sqarojë konkretisht pozicionin e grupit parlamentar të PS-së përballë një paketë të tillë. Por nga ana tjetër me votimin e sotëm do të vendoset dhe cila do të jetë “doza” e faljes që do të mundësojë Kuvendi me votimin e tij.
Objekti
Në projektligjin për amnistinë fiskale është i përcaktuar që në krye objekti i tij, duke bërë dhe ndarjen përkatëse për llojet e faljeve. Kështu, ky ligj a) përcakton parimet dhe garancitë, veprimet e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi i kapitalit, kompetencat e organeve të administratës publike e të bankave, marrin pjesë në procesin e legalizimit të kapitalit si dhe veprimtaritë të lidhura me këtë proces; dhe b) parashikon faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe kompetencat e organeve të administratave tatimore dhe doganore, të cilat evidentojnë tatimpaguesit/debitorët që përfitojnë nga ky ligj.
Kreu socialist takime elektorale në Tiranë dhe Shkodër
Rama: Ja projektet tona për të ardhmen
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i përqendroi takimet e tij elektorale gjatë ditës së djeshme si me banorë të kryeqytetit, ashtu dhe me prezantimin e kandidatit socialist për kryetar bashkie në Shkodër, Genc Uruçi. Në takimet që zhvilloi në kryeqytet kreu socialist, njëkohësisht kandidat për një mandat të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës, u ndal në njësinë bashkiake nr. 11 në zonën e Laprakës. Gjatë fjalës së tij Rama u bëri thirrje qytetarëve që më 8 maj të votojnë kundër varfërisë dhe papunësisë. “Të gjithë më 8 maj të votoni për të ardhmen, kundër papunësisë dhe faturave të papërballueshme, por dhe për legalizimet e banesave tuaja”, - vlerësoi Rama. Në sqarimet lidhur me punën e Bashkisë gjatë këtyre viteve kryebashkiaku Rama nënvizoi faktin se “gjatë këtyre viteve Bashkia e Tiranës ka transformuar rrënjësisht zonën e Laprakës, ndërsa pas zgjedhjeve do t’u jepet mundësia njerëzve të jetojnë dhe të luftojnë varfërinë”. Po gjatë ditës së djeshme Bashkia e Tiranës prezantoi modelet e projektit për rehabilitimin e lumit Lanë, që përshkon mes për mes kryeqytetin. Nga ana e tij kryebashkiaku Rama theksoi se “projekti për lumin e Tiranës ka rëndësi të veçantë për vetë vizionin që mbart, pasi ky vizion është e vetmja rrugë për qytetarët”. Sipas tij, zona rreth lumit po degradohet nga ndërtimet informale. “Për territoret që po shqyhen nga keqadministrimi dhe vizioni i keq duhet një politikë e re. Vizioni që ofron Bashkia e Tiranës është e vetmja rrugë për rehabilitimin e plotë të Lanës, pasi ekzistojnë dy modele që përmbajnë metodologjinë evropiane dhe njëkohësisht dhe alternativë për qytetarin”, - vuri në dukje kreu socialist Rama. Po në këtë linjë, kreu i Bashkisë solli në vëmendje zonën mes Tiranës e Durrësit. Në vlerësimin e tij, përgjatë kësaj hapësire u janë lënë dorë të lirë investimeve kuturu, duke shkaktuar kështu një kaos në territor. Por dhe në këtë prezantim kreu socialist nuk harroi të lëshonte apelin e radhës elektoral. “Data 8 maj do të jetë dita kur një herë e mirë do të vendoset se kush do të administrojë me korrektësi pasurinë e përbashkët që këta 20 vjetët e fundit po shpërdorohet në mënyrë të patolerueshme”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Braçe: Kunati i Bashës paguan vetëm 3 taksa
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe akuzoi rishtas kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha se po gënjen kryeqytetasit me premtimet për uljen e taksave. “U bënë disa javë që Luli gënjen. U bënë disa javë që Luli i Saliut vazhdon të gënjejë për taksat në Tiranë”, - tha gjatë një deklarate për mediet nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së.
Për ta ilustruar këtë mashtrim ai tregoi para medieve dokumentacionin e plotë të taksave që paguajnë bizneset familjare të kandidatit Basha, kur sipas Braçes bizneset e afërta e familjare me Lulin e Saliut, si ai i kunatit apo i “kumbarit” Fazlliç, paguajnë po tri taksa për Bashkinë e Tiranës. Deputeti socialisti e ilustroi këtë me faturat e arkëtimit, duke u shprehur se “kjo që shihni është “faturë arkëtimi” e taksave të llogaritura si detyrim fiskal për kompaninë “Tirana Publishing House” nën administrimin e shtetasit Erion Isufi, me adresë sheshi “Italia”, hotel “Sheraton” zyra 2”, kunati i Lulëzim Bashës dhe shefi i shtabit të fushatës së tij, i cili, sikundër tha Braçe, “për vitin 2010 janë vetëm 3 taksa me vlerë 32120 lekë ose 2676 lekë në muaj. Po kaq edhe për kompaninë “Premium Print”, që ka të njëjtin pronar, të njëjtën adresë, të njëjtin objekt dhe të njëjtin detyrim fiskal”. Duke ilustruar të tjera fatura arkëtimi” të taksave të kunatit të Bashës, deputeti socialist tha se për vitin 2010 ai i ka paguar vetëm 3 taksa Bashkisë së Tiranës, duke argumentuar kështu se “Lulëzim Basha gënjen dhe këmbëngul të gënjejë”.
Topi pret Hasanin
Inkurajim për vendosjen e shtetit të së drejtës në Kosovë
Presidenti i Republikës, njëherësh kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi, inkurajoi dje krerët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se, edhe pse një shtet i ri, Kosova po bën përpjekje të dukshme për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, kreu i shtetit shqiptar theksoi se është tejet i rëndësishëm konsolidimi i një sistemi gjyqësor me institucione profesionale, të paanshme dhe të pavarura nga politika. Presidenti Topi foli për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm ligjor dhe konstruktiv të Gjykatës Kushtetuese të shtetit të Kosovës. Këtu Presidenti u ndalur në çështje të rëndësishme të sistemit të drejtësisë. Ai shprehu vullnetin dhe angazhimin institucional që të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve në shërbim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve shumë të mira midis institucioneve të drejtësisë të shtetit shqiptar dhe atyre të shtetit të Kosovës. Presidenti Topi dhe kryegjyqtari Hasani theksuan në mënyrë të veçantë rëndësinë e hartimit dhe realizimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese të dy vendeve, të konkretizuara përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.