E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare: Napolit iu me zemërgjerësi një penallti

SHKRUAN: Jeton Selimi 04-04-2011 11:45

Goli që nuk iu quajt Brokit dhe menjëherë më pas penalltia në ndërhyrjen e Biavas ndaj Kavanit, që solli dhe kartonin e kuq të mbrojtësit lacial, e kanë kushtëzuar ndjeshëm garën. Kështu e mendon drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare në përfundim të ndeshjes së humbur 4-3 ndaj bardhekaltërve. “Sot (dje) Lacio ka bërë një ndeshje shumë të mirë – ka thënë Tare në mikrofonët e Sky në përfundim të sfidës -. Kemi qenë shumë të zotë në pjesën e parë dhe arritëm avantazhin 0-2. Në pjesën e dytë ndodhi gjithçka, episodet pas rezultatit 0-2 treguar se mbrojtja jonë lëshoi shumë dhe bëri gabime që kushtëzuan garën. Por goli që nuk iu quajt Brokit dhe penalltia e dhënë me zemërgjerësi nga ana e gjyqtarit Banti kushtëzuan rezultatin përfundimtar. Lacio nuk e meritonte të dilte e humbur nga fusha e lojës. Besoj se një moment thelbësor të sezonit, gabime të tilla nuk bëjnë aspak mirë, pastaj nëse Napoli e merioi apo jo fitoren, është një tjetër argument”. Në fund, Tare ka daklaruar se trajneri Edi Reja duhet të vazhdojë punën i qetë, sepse shoqëria beson tek ai. “Reja nuk mund të gjykohet në mënyrë negative për atë që ka bërë që kur ka mbërritur te Lacio. Ka besimin e plotë të shoqërisë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›