Rosi “eliminon” Stonerin Lorenco fiton dhe në Herez
Në Herez ndodhin të gjitha. Në pistën e lagur ka spektakël dhe polemika të shumta
Spektakël dhe polemika nën shiun e Çmimit të Madh të Spanjës, pasi uji që bie mbi pistën e Herezit bën të gjitha punët. Fitorja i shkon Lorencos me Yamaha, që arrin të renditet para Pedrozës (Honda) e Hejden (Ducati). Në pistën e lagur, Valentino Rosi rikuperon me një ritëm fantastik nga vendi i 12-të deri në të 3-in, përpara se të gabonte sulmin ndaj Stonerit, që asokohe ishte i dyti dhe kompromenton garën e të dyve. Trëhiqet australiani tejet i nxehur në bokse, ndërsa italiani rinis garën dhe arrin vendin e 5-të.
Lorenco është i lumtur: “Gjërat mund të ndryshonin nga njëri moment në tjetrin. Isha në vështirësi me Simonçelin që po arratisej dhe Stoner e Rosin tejet të shpejtë, pastaj në pak xhiro, mes incidentit të Valentinos dhe rrëzimit të Simonçelit, kam përfunduar i pari. Kemi qenë edhe me fat, duhej vetëm të qëndronim në këmbë, por jemi në rritje, një rritje mbi të gjitha mendore.” Mirë edhe Pedroza, i dyti me një shpatull që dhimbte që sot do ta detyrojë ta operojë. “Asnjëherë nuk kam bërë një garë kaq të vështirë. Nuk arrinim të merrnimim maksimumin as në vijë të drejtë. Shpatulla nuk më ka dhembur sin ë Katar, shpresoj që ndërhyrja të shkojë mirë”.
Por protagonistët ishin pa dyshim ata: Rosi e Stoner. Vale dukej se kishte gjetur më në fund, falë edhe ndihmës nga qielli, të ritmit që i mungonte për të fituar. Hapi i tij ishte i jashtëzakonshëm, i frikshëm. Por 21 xhiro përpara përfundimit, një Vale më pak i uritur do të kishte pritur një moment më të mirë për të parakaluar: përfundimi Stoner jashtë, Rosi rifutet në garë. Në përfundim të Çmimit të Madh, Rosi shkon t’i kërkojë falje Stonerit në bokse. I pari kërkoi falje, i dyti pranoi faljen por edhe duke ironizuar: “Duket që ke ende dhimbje në shpatull”.
Çmimi i Madh i Spanjës
Piloti Motori Koha
1) Horge Lorenzo Yamaha 50:49.046
2) Daniel Pedrosa Honda 19.339
3) Niki Hejden Ducati 29.085
4) Hiroshi Aojama Honda 29.551
5) Valentino Rossi Ducati 01:02.227
6) Hektor Barbera Ducati 01:08.440
7) Karel Abraham Ducati 01:14.120
8) Kal Krutçlou Yamaha 01:19.110
9) Toni Elías Honda 01:42.906
10) Xhon Hopkins Suzuki 01:48.395
Renditja e Përgjithshme
Piloti Motori Pikë
1) Horge Lorenco Yamaha 45
2) Daniel Pedrosa Honda 36
3) Kejsi Stoner Honda 25
4) Niki Hejden Ducati 23
5) Valentino Rosi Ducati 20
6) Hiroshi Aojama Honda 19
7) Andrea Doviciozo Honda 17
8) Hektor Barbera Ducati 14
9) Kal Krutçlou Yamaha 13
10) Karel Abraham Ducati 12