„Raiffeisen“, do ulim interesat e kredive

02/04/2005 Në prill fillon kredia për konsumatorët, në maj kredia për shtëpi
„Raiffeisen“ do të ulë interesat e kredive në lekë pas uljes drastike të interesave të depozitave në lekë. Drejtori i Përgjithshëm i „Raiffeisen Bank“ ka sqaruar se banka që ai drejton do të reflektojë se shpejti politikën monetare, që është duke ndjekur Banka e Shqipërisë, duke ulur paralelisht me interesat e depozitave dhe interesat e kredive. „Do të ketë ulje të kredive në lekë dhe, përderisa ka të ardhura më të pakta nga depozitat në monedhën vendëse, do të ketë dhe kosto më të ulët të huadhënies“, ka bërë të ditur Steven Grunerud. Por, ndërkaq në 2005-ën, „Raiffeisen“ ka planifikuar të japë 150 milionë euro kredi, nga të cilat 100 milionë do të jenë kredi konsumatore. «100 milionë euro do të jenë kredi për individë, 50 milionë euro do të jetë për SME–të», ka sqaruar Grunerud. Tregu bankar, tashmë ka konkurrencën e 16 bankave, por «Raiffeisen» synon të ketë pozicionin e liderit dhe në sektorin e kreditimeve. «Ne kemi 50 për qind të totalit të depozitave, duke qenë lider në këtë sektor dhe do të na pëlqente të kishim dhe 50 për qind të totalit të kredive», ka thënë Grunerud, duke bërë të ditur se kjo ishte dhe një nga objektivat e «Raiffeisen Bank». «Raiffeisen Bank në Shqipëri synon të bëhet lider në tregun e kredive, duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe ekonominë“, tha gjatë konferencës për shtyp, Steven Grunerud. Kështu, sipas të dhënave, vlera prej 150 milionë euro kredi, përbën 20% të asaj që të gjitha bankat e tjera kanë dhënë për ekonominë vitin e kaluar. „Për vitin 2005, ‘Raiffeisen Bank’ ka objektiva tepër ambicioze për sa i përket kredidhënies, por në të njëjtën kohë do të vazhdojë të hedhë në treg produkte të reja dhe do të përmirësojë shërbimin e klientelës», ka thënë Grunerud. Ndërkaq, drejtori i «Raiffeisen» ka bërë të ditur dhe kriteret që i bëjnë të privilegjuar konsumatorët për kredi në sportelet e «Raiffeisen Bank». Kështu një depozitë e hapur në «Raiffeisen» apo marrja e pagës te kjo bankë, pasuri të hipotekuara dhe të ardhura të mjaftueshme mujore, janë kriteret që të bëjnë fitues për marrjen e një kredie te kjo bankë. «Vizioni ynë është të bëhemi banka me zhvillimin më të shpejtë të sektorit të Retail-it në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore», ka deklaruar Grunerud në lidhje me kreditë.
Kriteret për marrjen e kredisë
Marrja e pagës te “Raiffeisen”
Depozitë bankare
Pasuri të paluajtshme të hipotekuara
Të ardhura të mira mujore familjare
Kreditë konsumatore fillojnë në prill
“Raiffeisen Bank” do të hedhë në treg në prill kredinë konsumatore. “Të gjithë klientët tanë, të cilët kanë një llogari rrjedhëse ose një depozitë me afat në bankën tonë, do të marrin kushte preferenciale nga Raiffeisen», ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i «Raiffeisen Bank», Stenven Grunerud. Kredia konsumatore me afat është kredia e parë që jep kjo bankë pas kredive për korporatat e mëdha dhe biznesin. Ndërsa ka lajmëruar se kreditë për strehim dhe ato me afat të gjatë do të fillojnë në maj të këtij viti, «Raiffeisen» është bërë gati për të financuar konsumatorët për blerjet e vogla ose kreditë me afat të shkurtër. Kështu, nëse klientët e «Raiffeisen» do të duan një rrugë të shpejtë për të blerë makinën apo për të ristrukturuar shtëpinë, mund t’i drejtohen duke filluar nga prilli sporteleve të kësaj banke, e cila duket se do të favorizojë klientët e saj. Bëhet fjalë për kredi, të cilat do të kenë kohë më të shkurtër likuidimi se kreditë me afat të gjatë, edhe pse drejtori Grunerud nuk ka dhënë informacione në lidhje me interesat e këtyre kredive. Me kredinë konsumatore «Raiffeisen» i hap rrugën kreditimit për individët, duke pretenduar se kjo kredi do të jetë pjesë e vlerës prej 150 milionë eurosh, që do të hidhen në tregun e kredive gjatë 2005-ës.
Paratë jashtë bankave rrezikojnë sistemin
Rreth 80 për qind e parave janë jashtë sistemit bankar, duke e rrezikuar këtë të fundit. Drejtori i Përgjithshëm i “Raiffeisen”, Grunerud, ka kujtuar se një fluks i tillë parash jashtë sistemit përbëjnë gjithnjë rrezik për bankat. «Nga statistikat dihet se 80 për qind e parave janë jashtë bankave dhe përbëjnë një rrezik për të cilin duhet patur gjithnjë kujdes”, ka deklaruar Grunerud. Sipas drejtorit të “Raiffeisen”, njerëzit e zgjuar duhet të dijnë ku t’i investojnë paratë. Rastet e piramidave janë shumë të bukura për të qenë të vërteta”, prandaj dhe nuk mund të ndodhin dhe njerëzit duhet të jenë të informuar për këtë”, ka sqaruar Grunerud në lidhje me këtë çështje. Kështu, shefi i “Raiffeisen” ka kujtuar se nga eksperiencat e muajve të kaluar, kur “Raiffeisen” ndau paratë për ish-kompaninë rentiere “Kamberi”, ka kuptuar se shumë nga ish-kreditorët nuk kanë shkuar të tërhiqnin paratë. “Do të më pëlqente që të gjithë të vinin t’i merrnin, pasi ato ishin paratë e tyre”, tha Grunerud.