Shkollë fiskale, tani të gjithë tatimoret do të testohen
02/04/2005 Punonjësit e tatimeve do të testohen herë pas herë për të ruajtur vendin e punës, ose për të përcaktuar një pozicion të ri në punë.
Ministri i Financave, Arben Malaj, ka folur për Shkollën Fiskale, e cila do të jetë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës Publike dhe do të shërbejë për të trajnuar dhe testuar të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. “Nesër, në administratën tatimore, realizohet testi i parë për më shumë se 600 punonjës, i cili do të pasohet nga testimi për legjislacionin tatimor dhe atë të specialitetit dhe rezultatet do të jenë pjesë e dosjes personale dhe baza e vlerësimit të çdo individi”, ka sqaruar gjatë takimit me biznesin dhe mediat, ministri Malaj. Sipas ministrit të Financave, qendra e ngritur do të synojë përgatitjen e inspektorëve tatimorë që rekrutohen rishtazi në administratën tatimore si dhe në përmirësimin dhe ngritjen e njohurive profesionale të inspektorëve ekzistues. “Qeveria do të miratojë gjatë kësaj jave ligjin për vënin në shërbim të Shkollës Fiskale”, ka deklaruar Malaj. Ndërkaq, kreu i Tatimeve, Petrollari, ka sqaruar se rekrutimi i zyrtarëve tatimorë, bëhet vetëm mbi bazën e procedurave, akteve ligjore. Kështu nga 600 kandidatë që aplikuan, janë emëruar 129 punonjës të rinj dhe janë transferuar në detyra paralele, ose janë ngritur në detyrë 41 punonjës të tjerë, duke bërë të mundur plotësimin e vendeve vakante të punës. “Eshtë bërë klasifikimi dhe kategorizimi i pozicioneve të punës në strukturat e administratës tatimore si dhe informatizimi i të dhënave bazë të burimeve njerëzore në lidhje me rekrutimin dhe trajnimin, të cilat i shërbejnë procesit të vlerësimit të nivelit të performancës të zyrtarit tatimor”, ka sqaruar Petrollari. Por duket se mbi këto kritere të tjerë punonjës kanë humbur vendin e punës. “Gjatë vitit 2004, janë larguar 45 zyrtarë tatimorë, për shkak të masave disiplinore si dhe janë dhënë 67 masa të ndryshme disiplinore”, ka deklaruar Petrollari.