“Ika nga LSI-ja sepse nuk më vlerësuan”
29/05/2009 Flet kreu i Bashkisë Lushnjë, Albert Sanxhaku, për bashkimin me PS-në
LUSHNJE- Kryebashkiaku i qytetit të Lushnjës, Albert Sanxhaku, i ardhur në këtë post si përfaqësues i LSI-së është larguar dje zyrtarisht duke iu bashkangjitur PS. Së bashku me të janë larguar edhe kreu i LSI-së në këtë rreth Vladimir Hajdari dhe nënkryetarja e LSI-së në rreth Rudina Jupe. Këta dy të fundit kanë qenë edhe kandidatë për deputet të LSI-së në qarkun Fier.
Në një konferencë për shtyp pasditen e djeshme ata kanë bërë të qartë arsyet e largimit dhe qëndrimin e tyre. Sipas tyre, shkaku i largimit nga LSI-ja qëndron tek debatet e lindura nga qendra e LSI-së në lidhje me vlerësimin e figurave brenda LSI-së dhe nënvlerësimin dhe përbuzjen që u bëhet intelektualëve dhe strukturave të rrethit myzeqar në këtë forcë politike, deri edhe në përzgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kandidimin për deputet. “Ne kemi hyrë në LSI si një forcë gjithëpërfshirëse si një forcë politike që do të mbështesë aspiratat e cilitdo dhe jo për përfitime politike, ka thënë ish-kreu i LSI-së Lushnjë Vladimir Hajdari, e cila do të ishte më pranë strukturave politike të saj dhe në bazë”. Largohem nga kjo forcë politike si kryetar i saj në rreth dhe tërheq kandidaturën e LSI-së së bashku me Jupen dhe u bashkëngjitemi si anëtarë të thjeshtë PS-së, pasi nuk pashë të mishëruara gjithë aspiratat tona në këtë forcë. Uroj kandidatin tonë (të PS) që të fitojë sepse e cilësojmë si djalin e Lushnjës, Fatos Dushin. Ndërkohë kryebashkiaku i Lushnjës Albert Sanxhaku në një intervistë për gazetën shpreh edhe më qartë arsyet e këtij largimi dhe pjesëmarrjen e tij në PS...
Z. Sanxhaku, cilat kanë qenë arsyet e largimit nga LSI?
Unë kam vendosur dhe mora vendim të prerë të distancohem përfundimisht nga LSI me motivin për shkelje statutit duke mos marrë parasysh vendimin e kryesisë së rrethit dhe propozimin që ka dalë nga Komiteti drejtues i Lushnjës, kandidaturat e LSI-së për deputet në këtë rreth janë importuar dhe nuk u mor parasysh fare vendimi i Komitetit drejtues të LSI në rreth dhe këto kandidatura nuk kanë fare lidhje me LSI-në Lushnjë, vetëm e vetëm që të plotësojnë ngërçet dhe interesat e ngushta vetjake. Janë këto motive që më detyruan për shkak edhe të moralit tim të largohem nga LSI.
-Ju kanë ofruar ndonjë post në PS të rrethit ku tashmë do të aderoni?
Absolutisht nuk ka qenë qëllimi im ky i fundit. Unë largohem nga LSI për mospërfillje të qendrës nga vendimet e komitetit drejtues të LSI Lushnjë dhe nuk kam synim postet. Kështu që unë me shumë dëshirë do të aderoj si anëtar i thjeshtë i PS-së në rreth.
Veç jush ka të pakënaqur të tjerë?
Sigurisht kur bëhet fjalë për shkelje të statutit të gjithë anëtarët e ndershëm të LSI do të aderojnë në forcat politike ku ata gjejnë veten, në këtë rast brenda PS-së të rrethit. Bashkë me mua sot kanë dhënë dorëheqjen zyrtare kreu i LSI-së në rreth, nënkryetarja e LSI-së dhe shumë anëtarë të tjerë të LSI në rrethin Lushnjë. Së bashku me ta ne do të punojmë brenda radhëve të PS-së për të fituar e majta dhe jemi pro fitores së kandidaturave socialiste për deputet në rrethin Lushnjë.
Po postin si kryetar bashkie a nuk ia dedikoni LSI-së?
-Aspak unë përfaqësoj votën e dalë nga komuniteti lushnjar që më ka dhënë votëbesimin dhe jo LSI-së. Unë kam luftuar me buxhetin e vogël lokal pa bërë dallime raciale, politike dhe të çdo lloji tjetër. Ne kemi vendosur të bëjmë investime atje ku ka pasur nevojë më shumë. Në këto kushte në një takim me kreun e PS-së, Edi Rama, ai më ka pohuar se do të mbështesë Lushnjën në investime. Janë më shumë se 30 anëtarë të LSI Lushnjë, të cilët janë tashmë anëtarë të PS-së dhe do të luftojnë për interesat e kësaj force.