E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita po rend si njeriu pa kokë

29/05/2009  Berisha në Kavajë

Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kundërshtarit të tij politik, kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, që të japë dorëheqjen nga posti i kreut të Bashkisë së Tiranës dhe të kandidojë si deputet për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Duke folur në hapjen e fushatës elektorale në qytetin e Kavajës, Berisha tha se opozita e majtë është në pikën e saj më të çoroditur se kurrë ndonjëherë, pasi po rend sot nëpër Shqipëri si njeriu pa kokë. “Dua t’i bëj thirrje Edi Ramës: lëshoje karrigen e Bashkisë së Tiranës, shko dhe regjistrohu si kandidat për deputet. Nëse ti do, mbledhim sërish Parlamentin, ndryshojmë ligjin dhe dil në krye të garës elektorale, dil dhe priju anëtarëve dhe mbështetësve të tu, sepse kështu e do rregulli, kështu e do burrnia, kështu e do pluralizmi, kështu e do Shqipëria, kështu e do demokracia. Mos u fshih më pas karriges së bashkisë, sepse po turpëron vendin”, - ka thënë Berisha. Ai u shpreh i bindur se PD-ja dhe aleatët e saj do të fitojnë zgjedhjet për të vazhduar reformat e rëndësishme të nisura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›