Nga 30 maji vetëm për personat pa pasaportë
29/05/2009 Kartat e identitetit
Kompania koncesionare “Aleat”, e cila zbaton projektin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike të identitetit në vendin tonë, duke filluar nga data 30 maj e deri në fund të muajit qershor nuk do të lejojë kryerjen e procedurave të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve për shtetasit që zotërojnë pasaportë për jashtë shtetit. Kështu është rënë dakord gjatë takimit që Kryeministri Sali Berisha zhvilloi paraditen e djeshme me drejtuesit e kësaj kompanie. Kështu, të gjitha kapacitetet teknike të fokusohen në pajisjen me letërnjoftime elektronike vetëm të shtetasve që nuk kanë pasaportë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në procesin e shpërndarjes së letërnjoftimeve të prodhuara gjer më tani prioritet t’i jepet kësaj kategorie shtetasish. Berisha tha se nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile që do të lejojnë pajisjen me letërnjoftim të personave që zotërojnë pasaportë do të përballen me masa disiplinore.