Ikanakët luftojnë për interesa personale
29/05/2009 Reagon kreu i LSI-së Fier Frederik Çuko
Pas dorëheqjes zyrtare të kreut të Bashkisë së Lushnjës ka reaguar dega e LSI Fier dhe Tiranë. Sipas kreut të LSI-së Fier, Frederik Çuko mësohet se reagimi i LSI ka qenë i ashpër, madje i kanë cilësuar këta si dezertorë. “Këta nuk kanë qenë realisht anëtarë dhe nuk mund të quhen anëtarë qoftë edhe të thjeshtë të LSI”,-ka pohuar Çuko, pasi nuk kanë luftuar për interesat e kësaj force politike, por kanë shprehur mllefet dhe pakënaqësitë e tyre në postet drejtuese. Ikanakësit kanë qenë thjesht interesaxhinj, të cilët kanë luftuar për interesat e tyre personale dhe këto i motivojnë me mosvlerësim të qendrës në kandidaturat e bazës. Pse pikërisht u larguan ata në këto momente. Për Sanxhakun unë rreshtoj 2 arsye ato personale dhe mospërfshirjen e tij në listat për deputet. Mendoj që ky rebelim do të binte në sy dhe është gjetur një kohë kur bie edhe më shumë në sy sepse është fushatë zgjedhjesh. Edhe para 4 vjetësh ka pasur reagime të kësaj natyre, por nuk kanë qenë të tilla. Fakti që pas 4 vitesh përsëritet e njëjta situatë na bën të mendojmë se këta individë luftojnë për pushtet personal”. Kryebashkiaku i Lushnjës, Albert Sanxhaku, u tërhoq nga Lëvizja Socialiste për Integrim duke iu bashkangjitur PS-së. Bashkë më të u larguan dhe kryetari i kësaj partie së bashku me nënkryetaren duke e lënë pothuajse “zbuluar” LSI-në në këto pragzgjedhjesh. Pak javë para mbajtjes së këtij procesi lufta mes dy partive rivale mes kampit të majtë sa vjen dhe po bëhet e nxehtë. Lufta duke se do të bëhet më e ashpër në ditët në vijim ku secila forcë politike do të mundohet të marrë terren nga tjetra.