Xhaferllari: Po konfirmohen të dhënat për 4 mijë të përndjekur
29/05/2009 Ministria e Drejtësisë sqaron situatën për listat e publikuara në medie
Drejtorja e përgjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, në një prononcim për mediet ka sqaruar se listat e dala në medie nuk janë përfundimtare, por janë në proces të verifikimit. Sipas saj, Ministra e Drejtësisë është duke mbyllur listën e dytë të dëmshpërblimit për rreth 4 mijë ish-të dënuarit politikë, që do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratimin përfundimtar. “Lista e publikuar në medie sot nuk është një listë e plotë. Ajo është një listë me emrat e ish-të dënuarve politikë drejtuar Ministrisë së Financave, Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës së Pasurive të Paluajtshme për verifikimin e përftimeve që ish-të dënuarit kanë marrë më parë. Emrat e përfituesve të kësaj liste janë edhe në listën përfundimtare, por bashkë me ta ka edhe emra të tjerë, verifikimi për të cilët nga Financat, Enti i banesave dhe ZRRPP tashmë ka mbaruar. Në këtë listë të dytë janë rreth katër mijë emra fitues”, - shprehet Xhaferllari. Në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar rreth 19 mijë kërkesa për dëmshpërblim financiar. Ajo shton se procesi i dëmshpërblimit është një proces që zgjat. “Ministria e Drejtësisë ka rolin qendror në procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesave, megjithatë ky është një proces i lidhur edhe me institucionet e tjera, pasi ne e rakordojmë informacionin me Ministrinë e Brendshme, me Ministrinë e Mbrojtjes, Arkivin e Shtetit, SHISH-in, Ministrinë e Financave, Entin e Banesave dhe ZRPP-në, sigurisht edhe me qytetarët, sepse ka disa dokumente që duhet t’i paraqesin ata. I gjithë ky bashkërendim sjell shtrirje në kohë të gjithë procesit, i cili nuk mbaron me paraqitjen e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë”, - tha Xhaferllari.
Me përfundimin e procesit administrativ, dosjet e përfunduara që i kanë aktet e plota, përfshihen në një listë, që dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave. Pra, është Këshilli i Ministrave autoritetit që vendos përfitimin e dëmshpërblimit financiar. Drejtoresha theksoi se aktualisht Ministra e Drejtësisë është duke mbyllur listën e dytë, që do t’ia dërgojë Këshillit të Ministrave.