E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleta e votimit dhe renditja e partive politike

29/05/2009  KQZ do vendosë për përmbajtjen. Prodhimi nga sllovenët për 15 milionë lekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpiluar dy variante përfundimtare të fletës së votimit që do të përdoret për zgjedhjet e 28 qershorit, përfshirë edhe renditjen e partive në të. Ndonëse vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, palët kanë propozuar që fillimisht të renditen koalicionet zgjedhore, më pas partitë jashtë koalicioneve dhe në fund kandidati i pavarur, përfaqësues i komunitetit të invalidëve Abdulla Omuri. Referuar kushtit ligjor për renditjen e tyre sipas rendit alfabetik, koalicioni i parë në listë do të jetë ai i kryesuar nga PD-ja, ndërsa i PS-së do të jetë i katërti. Ndërsa vetë partitë e mëdha brenda koalicionit nuk janë të parat. PD-ja e Sali Berishës është në vendin e nëntë, PS-ja është renditur e fundit brenda koalicionit të saj. Gjatë mbledhjes së pasdites përfaqësuesit e partive politike shtruan variantet e tyre lidhur me specifikimet e fletës së votimit, me qëllimin e sigurimit të një qartësi të zgjedhësit ditën e votimit dhe vlefshmërisë së votës së tij. “Në dy variantet e paraqitura zgjodhëm që koalicioni të jetë majtas. Me sa duket, në këto A3 nuk besoj se ky variant preket shumë. Diferenca për shkak të gjerësive nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Kemi të ndarë koalicionin dhe dora e zgjedhësit mund të bëjë fletën e pavlefshme. Pra, krijohet mundësia që votuesi të shënojë aty ku duhet. Kjo është arsyeja që zgjedhim këtë variant”, - tha përfaqësuesi i PS-së në KQZ Genc Gjonçaj. Lidhur me renditjen e partive përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi që fillimisht të respektohen partitë e mëdha. “Renditim koalicionet sipas rendit alfabetik, partitë dhe pastaj kandidatët. Fillimisht duhet respektuar të mëdhenjtë”, - tha ai. Ndërsa kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, sugjeroi që të gjendet një konsensus për të gjithë si për formatin e fletës së votimit, ashtu dhe për renditjen e partive. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së djeshme KQZ-ja miratoi listat shumemërore të 6 subjekteve zgjedhore, mes të cilëve edhe të një kandidati të pavarura, ndërsa ka refuzuar listat e dy partive, përkatësisht të Partisë Aleanca Kombëtare dhe të Partisë Agrare.

Kostoja e fletëve të votimit

Firma sllovene që ka fituar tenderin për prodhimin e fletëve të votimit do ta bëjë këtë kundrejt një vlere lekësh prej 15 milionësh. Prodhimi i tyre do të nisë në çastin kur KQZ-ja të ketë miratuar formatin përfundimtar të saj dhe të ketë në dorë informacionin e saktë mbi numrin e zgjedhësve në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Ky informacion do të sigurohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me krerët e njësive të qeverisjes vendore. Një kopje të listave këta të fundit kanë detyrimin ta depozitojnë në KQZ, ku 30 maji shënon aftin e fundit për depozitimin e tyre. Shumë drejtues vendorë nuk kanë respektuar ligjin dhe për këtë janë ndëshkuar me masa administrative.

FLETA E VOTIMIT

“ALEANCA E NDRYSHIMIT”

Partia Aleanca Demokratike (AD)

Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” (ADS)

Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian” (AMIE)

Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” (BLD)

Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” (LDK)

Partia Agrare Ambientaliste (PAA)

Partia Balli Kombëtar (PBK)

Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

Partia Demokratike (PD)

Partia për Drejtësi & Integrim (PDI)

Partia e të Drejtave të Mohuara e Re (PDM e Re)

Partia Demokracia e Re Evropiane (PDRESH)

Partia “Forca Albania” (PFA)

Partia “Lëvizja e Legalitetit” (PLL)

Partia “Ora e Shqipërisë” (POSH)

Partia Republikane (PR)

ALEANCA “POLI I LIRIS˔

Partia Demokristiane (PDKSH)

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK)

Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” (BDSH)

Partia Konservatore Shqiptare (PKONS)

Partia “Rruga e Lirisë” (PRRL)

Partia e Reformave Demokratike (PRDSH)

ALEANCA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (LDLNJ)

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Partia e Gjelbër (PGJ)

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE)

Partia Socialiste e Vërtetë ’91, PSV ’91

Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” (PTR)

“BASHKIMI PËR NDRYSHIM”

Partia “G-99” (G-99)

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)

Partia Demokracia Sociale (PDS)

Partia Socialdemokrate (PSD)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSH)

Partia “Ligj dhe Drejtësi” (PLIDR)

Abdulla Omuri (përfaqësues i komunitetit të invalidëve)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›